Skip to content

Big Brother! Mali dhe Rogerti shkojne bashke ne tualet, produksioni menjëherë

Dinamikat brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania” vazhdojnë të krijojnë situata të papritura mes banorëve.

Gjatë ditës së sotme, një debat dhe provokim mes Malit dhe Rogertit tërhoqi vëmendjen e banorëve dhe publikut. Sipas pamjeve të transmetuara, Rogerti e ka nxitur vazhdimisht Malin që të futeshin së bashku në banjo, ndërsa pas disa momentesh tensioni dhe batutash, Mali ka pranuar dhe dyshja është futur brenda.

Menjëherë pas këtij veprimi ka reaguar produksioni, duke ndërhyrë dhe duke iu kërkuar të dy banorëve të dalin jashtë.

Deri në këtë moment nuk ka një reagim zyrtar nga produksioni i programit mbi pasojat e mundshme të incidentit apo nëse do të ketë masa disiplinore ndaj tyre.

Ngjarja ka ngjallur diskutime edhe mes banorëve të tjerë, ndërsa pritet që në episodet e radhës të zbardhen më shumë detaje mbi situatën dhe ndikimin që mund të ketë në lojën e tyre brenda shtëpisë.

Published inLajm