Skip to content

Princi Damian angazhoi “vëzhgues” nga Himara deri te Vilat Qeveritare

Biznesmeni i basteve dhe një ndër personat e kërkuar nga drejtësia shqiptare, Ervis Martinaj është planifikuar, mes të tjerash, të vritet nga Fatmir Hyseni (Doqja) dhe “Klani Duka” në mes të sezonit veror, në zonën e Dhërmiut. Ai u ka shpëtuar disa atentateve dhe planeve të rivalëve, por siç del në dosjen e SPAK, në ditët e fundit të Korrikut 2020 e ka shpëtuar vetëm fati.

Newsbomb.al mëson se Leonard Duka kishte siguruar një informacion që Ervis Martinaj mund të ishte në plazh me një femër në Dhërmi tek një vend i njohur si “Vin Bakalli”, Hotel Jaht ose Splendor dhe këtë ia ka bërë me dije Fatmiri Hysenit. Sapo ka marrë informatat, “Doqja” është vënë në lëvizje.

LEXO EDHE:  A e ka k*rcënuar kryebashkiakun e Tiranës? Edi Rama me tone të forta jep detajet për akuzat e Erion Veliajt

Ai ka dërguar një person që i drejtohet me emrin “nipçe” për të shkuar në atë zonë që të verifikonte këtë informacion. Gjithashtu edhe në datat 28-29 dhe 30 Korrik 2020, Leonard Duka dhe Fatmir Hyseni kanë angazhuar persona për monitoruar zonën e plazhit Dhërmi-Himarë me qëllim konstatimin e shtetasit Ervis Martinaj.

Njëkohësisht janë angazhuar duke siguruar logjistikën, armë, automjete dhe banesa në atë zonë me qëllim realizimin e vrasjes.

LEXO EDHE:  A do të jetë Shqipëria anëtare e BE-së në 2029? Ambasadorja e BE-së: S’kam arsye për të dyshuar! Është sfidë, por mendoj se mund ta arrini

Një nga personat e angazhuar për lokalizimin e Ervis Martinaj në zonën e Dhërmi-Himarë ka qenë dhe shtetasi Drianto Bardhi, i cili ka udhëtuar drejt asaj zonë bashkë me një person tjetër ende të pa identifikuar dhe atje janë takuar edhe me personin që Fatmir Hyseni i drejtohet me emrin “nipçe”.

Megjithatë, është e paqartë se çfarë ka ndodhur që ky plan ka dështuar, por referuar dosjes hetimore nuk ka vazhdimësi të këtij plani. Si për koinçidencë, Ervis Martinaj u zhduk dy vite më pas, në të njëjtën periudhë të vitit, por në 2022.

LEXO EDHE:  “Ziheshim shumë”! Priti sa të flinte pastaj i vuri fla*kën babait, zbardhet dëshmia e vajzës..

Edhe sot e kësaj dite, biznesmeni i basteve dhe një ndër njerëzit më të fuqishëm të kumarit në vend, rezulton i zhdukur pa gjurmë. Për zhdukjen e tij janë hedhur shumë hipoteza, nga aleanca e grupeve kriminale për ta hequr qafe, e deri te mundësia që ai të jetë tërhequr vetë nga aktiviteti, për shkak të ofensivës së madhe të rivalëve.

Këtë të enjte, datë 5 Nëntor 2026, SPAK ka shpallur pretencën për tentativën e vrasjes ndaj biznesmenit të basteve Ervis Martinaj, duke akuzuar ish-ortakun e tij, kreun e Klanit Duka, Leonard Duka dhe shtetasin Drianto Bardhi.

Published inLAJMI