Skip to content

A do pranojë Rama arrestimin e Ballukut, zbulohet porosia e fortë për deputetët e PS

Nesër, Partia Socialiste e Shqipërisë do të mbledhë Grupin Parlamentar në orën 10:00, ku i pranishëm në këtë takim do të jetë edhe kryeministri dhe njëkohësisht kreu i PS-së, Edi Rama.

Mësohet se nesër socialistët pritet të diskutojnë një ndër çështjet më të “nxehta”, kërkesën e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për lëshimin e autorizimit për arrestimin e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

LEXO EDHE:  Videoja me 100 euro që po qarkullon në rrjet, reagon deputetja Kushi:

Raportohet se nesër do të bëhet leximi i raportit të pesë anëtarëve socialistë në Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit për kërkesën e Prokurorisë së Posaçme.

Po ashtu, sipas Top Channel, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, u ka bërë thirrje deputetëve socialistë për pjesëmarrje të detyrueshme në këtë mbledhje.

LEXO EDHE:  gruaja e Saimir Tahirit rrëfen betejën

Gjithashtu bëhet me dije se një fjalim do të mbahet nga kryesocialisti Rama, ndërsa nuk përjashtohet që të flasë edhe vetë Belinda Balluku.

LEXO EDHE:  Konfirmohet rasti i parë i m*laries, dyshohet edhe për…

Sipas TCH, pritet që dy raportet, ai i opozitës dhe ai i shumicës socialiste, të lexohen, diskutohen dhe votohen në seancën e parlamentit të së enjtes, më 12 mars.

Kujtojmë se PS mblodhi më 26 shkurt Grupin Parlamentar, ku në fund u mor vendimi për ndryshimin e qeverisë.

Published inLAJMI