Një situatë kaotike është krijuar para Kryeministrisë, ku pas ndërhyrjes së policisë me gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë protestuesit, këta të fundit janë afruar sërish.
Protestuesit kanë vijuar hedhjen e gurëve, bombave molotov dhe fishekzjarrëve, ndërsa në duar shihen edhe me hunj druri. Ata kanë avancuar drejt Bulevardit.
Në këto momente është vënë re tërheqja e forcave të policisë.

