Skip to content

Policia bllokon disa rrugë në Tiranë, ja akset ku kufizohet qarkullimi

Policia e Shtetit ka hartuar një plan të posaçëm masash për garantimin e rendit dhe sigurisë publike para, gjatë dhe pas ndeshjes së futbollit Shqipëri–Finlandë, e cila do të zhvillohet sot, më 12 nëntor, në orën 20:45, në stadiumin “Air Albania”.

Në kuadër të këtij organizimi, drejtues të Policisë së Shtetit, përfaqësues të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe strukturave të sigurisë kanë zhvilluar takime koordinuese për të garantuar mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv, si dhe sigurinë e lojtarëve dhe tifozëve.

Për shkak të zhvillimit të ndeshjes, nga ora 17:00 deri në përfundim të aktivitetit do të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve në disa akse rrugore pranë stadiumit. Masat do të zbatohen në bashkëpunim me Policinë Bashkiake të Tiranës.

LEXO EDHE:  E fundit! Nuk pret të shtunën! Edi Rama nis ndryshimin e qeverisë, shkarkohet njeriu i madh, vjen pedagogia njohur

Rrugët ku do të kufizohet qarkullimi janë:

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga fast food-i “Laguna”, pranë urës së ish-Hotel Dajtit;
Rruga “Papa Gjon Pali II”, te kryqëzimi i RTSH-së;
Rruga “Dervish Hima”, pranë Ambasadës së SHBA-së;
Rruga “Asim Zeneli”, pranë Ambasadës së SHBA-së;
Rruga “Themistokli Gërmenji”, në hyrje;
Rruga “Ismail Qemali”, te kryqëzimi i RTSH-së;
Rruga “Lekë Dukagjini”, pranë ish-Gardës së Republikës;
Rruga “Abdyl Frashëri”, pranë kryqëzimit të Librit Universitar.
Gjithashtu, pak para përfundimit të ndeshjes, te sheshi “Willson” lëvizja e automjeteve do të devijohet në drejtim të rrugës “Sami Frashëri”.

LEXO EDHE:  U gjet e pajetë në banjën e shtëpisë, partneri i 39-vjeçares bën rrëfimin e papritur

Ad
Ndërkohë, Rruga e Elbasanit, Unaza dhe bulevardi “Bajram Curri” do të mbeten të lira për qarkullimin e mjeteve.

Policia njofton se do të kryhen kontrolle të imtësishme ndaj tifozëve përpara hyrjes në stadium, me qëllim parandalimin e futjes së sendeve të rrezikshme, fishekzjarrëve, flakadanëve, lëndëve piroteknike, banderolave me përmbajtje raciste, monedhave metalike, çadrave, çakmakëve dhe sendeve të tjera që mund të rrezikojnë sigurinë e pjesëmarrësve.

LEXO EDHE:  Tragjedi në Bullgari/ 12 vik tima dhe 46 të pl agosur nga dy aksidente masive në autostradë!

Autoritetet u bëjnë thirrje tifozëve që të paraqiten pranë hyrjeve të stadiumit duke filluar nga ora 18:30, për të shmangur vonesat dhe radhët e krijuara nga fluksi i lartë i pjesëmarrësve.

Për garantimin e sigurisë gjatë aktivitetit janë angazhuar qindra punonjës policie, të cilët do të jenë në terren për të menaxhuar situatën, për të ofruar ndihmë dhe informacion për tifozët, si dhe për të parandaluar çdo incident të mundshëm.

Published inLAJMI