Skip to content

Aksident i rëndë në rrugën Landovicë-Gjonaj, humb jetën një motoçiklist

policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në segmentin rrugor Landovicë–Gjonaj, ku janë përfshirë një automjet dhe një motoçikletë.

Zëdhënësi i Policisë rajonale në Prizren, Shaqir Bytyqi për Arbresh.info ka bërë të ditur se zyrtarët policorë kanë konstatuar se bëhet fjalë për një aksident trafiku me pasoja vdekjen.

LEXO EDHE:  Ka 1 ton ari dhe 270 milionë dollarë prona në Dubai!

Ai bëri të ditur se në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ekipi mjekësor i urgjencës, i cili ka konfirmuar vdekjen e Z. Q., i lindur në vitin 1994, nga fshati Romajë, Komuna e Prizrenit, i cili në momentin e aksidentit ishte duke drejtuar motoçikletën.

LEXO EDHE:  34-vjeçarja rrëfen momentet e tm*rrit me dajën e Zegjinesë: Ja si u tentua të fshihej ngjarja

“Për rastin janë njoftuar hetuesit e Njësisë Rajonale të Trafikut, eprorët përkatës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes”.

“Është njoftuar edhe prokurori i shtetit dhe me autorizim dhe në koordinim me Prokurorinë, do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti”, thuhet në konfirmim.

Published inLAJMI