Skip to content

Pamje të rënda! Polici i Shqiponjave godet pa pushim e pa mëshirë protestuesin e shtrirë pa ndjenja

Një pamje e rëndë dhune është regjistruar gjatë orëve të mbrëmjes në zonën pas stadiumit “Dinamo” në Tiranë, ku aksioni i forcave speciale “Shqiponja” për shoqërimin e protestuesve ka degjeneruar në dhunë fizike ndaj një qytetari.

Sipas pamjeve nga vendngjarja, një efektive i repartit “Shqiponja” ka goditur pa pushim dhe pa mëshirë qytetarin me shkop gome në pjesë të ndryshme të trupit dhe në kokë. Si pasojë e goditjeve të përsëritura, i riu ka pësuar gjendje të fikëti dhe ka mbetur i shtrirë pa ndjenja në mes të rrugës.

LEXO EDHE:  Bota 72 orë në errësirë? Pranvera Xhafaj: Mund të fikim të gjithë rrjetin, macet janë si spiunë në planet

Transportimi me urgjencë drejt spitalit

Pas incidentit të rëndë, i dëmtuari është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore të specializuar, ndërsa gjendja e tij shëndetësore raportohet tejet shqetësuese.

LEXO EDHE:  Dua të dhuroj pensionin për

Ngjarja vjen në kulmin e tensioneve në kryeqytet, ku ndërhyrjet e forcave të rendit për shpërndarjen dhe shoqërimin e protestuesve po shoqërohen me akuza të forta për përdorim të tepruar të forcës dhe shkelje të procedurave ligjore në terren.

LEXO EDHE:  Ibrahimaj: Kredi pa interes dhe mbulim deri në gjysmën e qirasë, ja si aplikohet tek platforma “Shtëpia jote”

Published inLAJMI