Skip to content

‘Mallkuar qofshin ato mendje djallëzore antishqiptare’, Petro Koçi: 28 Nëntori nuk është dita e epshit për pushtet

Viti ka ditë plot për këdo me motive dhe arsye legjitime të organizojë protesta e të shpalosë kërkesa, përfshirë ato politike.

Zgjedhja e kësaj date të shenjtë për politikë pushtetpërmbysëse apo pushtetkërkuese është poshtërsi, së cilës nuk mund t’i gjesh dot asnjë lloj alibie apo justifikimi që ka lidhje me normalitetin.

Ky akt i shëmtuar e komprometon rëndë lëvizjen kundër establishmentit politik apo atë kundër vetë qeverisë.

LEXO EDHE:  “Më spiunonin edhe në kafet që dilja”, Spiropali: Ka deputetë që kanë frikë të dalin nga shtëpia. Rama rrezikon emrin e tij

Nuk mund të shpëtojë Shqipëria nga korrupsioni apo padrejtësia me lëvizje që edhe Ditën e Flamurit e veshin me maska dhe sulmojnë me molotovë.

Shqiptarët nuk do ta votonin kurrë një lëvizje maskash dhe një politikë zjarrvënësish.

LEXO EDHE:  Sfidojnë Ramën/ LAJM I FUNDIT: Studentët befasojnë me vendimin

Maskat e 14 shtatorit nuk sjellin ndryshimin. Ato përfaqësojnë grusht shteti.

Habitem me ca “intelektualë” që mundohen ta justifikojnë përzgjedhjen e datës 28 me arsyetime kombëtare dhe justifikojnë dhunën si mjet për të ndërruar pushtetin.

LEXO EDHE:  “Më shkatërruan çdo gjë”, Kryemadhi: Më plasi tra*i po më çuan te burgu i Pogradecit, çdo gjë do e kem falas

Presioni për më shumë rezultate në luftën ndaj korrupsionit, për më shumë demokraci dhe mirëqenie për të gjithë nuk bëhet me maska.

28 Nëntori nuk është dita e qeverisë. Është dita e popullit. 28 Nëntori nuk është dita e epshit për pushtet. Është dita e shenjtë e mundit për shtet

Published inLAJMI