Skip to content

Moti i keq! Vjen njoftimi i shpejte per shqiptaret!

Policia e Shtetit u ka bërë apel shoferëve që të bëjnë kujdes në të gjitha akset rrugore në vend, për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike këtë të mërkurë.

“Për shkak të reshjeve të borës, qarkullimi është vështirësuar në disa akse rrugore, kryesisht në zonat malore të qarqeve Shkodër, Kukës, Dibër, Korçë dhe në Sarandë. Shërbimet e Policisë Rrugore dhe të Patrullave të Përgjithshme janë në terren me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe për të ndihmuar përdoruesit e rrugës në rast nevoje”, thuhet në njoftimin zyrtar.

LEXO EDHE:  Të vijojmë me mbylljen

Policia bashkëpunon me entet pronare të rrugëve dhe firmat kontraktore, me qëllim pastrimin e rrugëve nga bora dhe shpërndarjen e kripës. Puna për pastrimin dhe kriposjen e rrugëve vijon në mënyrë intensive.

LEXO EDHE:  “Gjithë ditën e kaluam në spital”, Selin ndan mesazhin e papritur

Në Qafë Thanë, nuk do lejohet kalimi i kamionëve (rreth 2-3 orë) derisa rruga të pastrohet nga borëpastruesja në tokën maqedonase.

LEXO EDHE:  Humbje e madhe për artin shqiptar! Mbyll sytë përgjithmonë figura e njohur, dhimbje për të gjithë

Policia Rrugore apelon që drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes gjatë lëvizjes, respektojnë sinjalistikën rrugore, pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore dhe të ndjekin udhëzimet e shërbimeve të Policisë Rrugore.

Published inLAJMI