Skip to content

28 Nëntori mes molotovëve dhe gazit lotsjellës, përplasje të forta në Tiranë; pamjet pikante nga protesta (Video)

Media greke “Proto Thema” raporton për përplasjet e forta mes protestuesve dhe forcave të policisë në Tiranë, këtë të shtunë, gjatë manifestimeve që përkojnë me 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Përplasjet janë përqendruar pranë Kryeministrisë dhe sheshit Skënderbej, ndërsa media greke shkruan se qeveria e kryeministrit Edi Rama përballet me protesta që prej 31 majit.

LEXO EDHE:  E dhimbshme! Shërbeve me dinjitet 3 dekada, Erion Braçe jep lajmin e trishtë, ndahet nga jeta njeriu i madh

Autoritetet raportojnë për të paktën 19 të lënduar, mes tyre nëntë protestues, gjashtë punonjës policie dhe katër gazetarë, njëri prej të cilëve i huaj. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, të gjithë ndodhen në gjendje të qëndrueshme.

LEXO EDHE:  Protesta/ Ervin Demo thirrje qytetarëve

Pamjet në rrjetet sociale tregojnë protestues që hedhin gurë dhe molotovë drejt forcave të rendit. Policia iu përgjigj me gaz lotsjellës, duke përdorur edhe dronë.

LEXO EDHE:  Reshje intensive, dëborë dhe rrezik për përmbytje në disa qarqe/ Si parashikohet moti për ditën e sotme

Protestuesit kanë kundërshtuar gjithashtu vendosjen e flamurit shqiptar në automjetet ujëhedhëse të policisë, duke kritikuar përdorimin e simboleve kombëtare gjatë ndërhyrjes ndaj demonstruesve.

Published inLAJMI