Skip to content

Nena ben apelin, kerkon ndihme per te gjetur djalin

Një nënë nga Vlora po kërkon ndihmën e qytetarëve për të gjetur djalin e saj 24-vjeçar, Xhuliano Aliu, i cili është larguar nga banesa mbrëmjen e së mërkurës dhe prej dy ditësh familja nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e tij.

Nëna e të riut i është drejtuar redaksisë sonë për të bërë publik rastin, me shpresën se dikush mund ta ketë parë ose mund të ndihmojë në gjetjen e tij. Sipas saj, kontakti i fundit me Xhulianon ka qenë rreth orës 22:00, ndërsa telefoni i tij rezulton i fikur.

24-vjeçari është parë për herë të fundit në rrugën e Çipajve, në Vlorë. Në momentin e largimit nga banesa, ai mbante veshur xhinse bojëqielli, një bluzë të zezë dhe një kapele në ngjyrë bezhë.

LEXO EDHE:  Mjekja njohur: Përhapet me shpejtësi, shkakton sptoma të rënda

Familjarët bëjnë me dije se kanë bërë kallëzim në polici dhe se janë informuar nga efektivët se kërkimet për gjetjen e tij vijojnë.

LEXO EDHE:  Ndërprerje e sinjalit GPS në Detin e Veriut / 80 avionë mbeten të izoluar në fluturim, dyshimet

Nëna apelon për ndihmën e kujtdo që mund të ketë informacion për vendndodhjen e djalit të saj.

LEXO EDHE:  Ben Blushi: Kam folur me Enver Hoxhën në telefon: Ja çfarë më tha

Kushdo që e ka parë Xhulianon ose ka ndonjë informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e tij, lutet të kontaktojë në numrin +355 69 456 5423 ose të njoftojë menjëherë Policinë.

Çdo informacion, sado i vogël, mund të jetë i rëndësishëm për familjen.

Published inLAJMI