Skip to content

Moti i keq godet avionin

Një avion Boeing 737-800 i kompanisë ajrore Jet2 ka dalë për disa çaste nga pista gjatë uljes në Aeroportin Ndërkombëtar të Birminghamit, në Britaninë e Madhe, për shkak të erërave të forta të shkaktuara nga stuhia Boelo.

LEXO EDHE:  Do kryenin sulm terrorist në Greqi me urdhër nga Irani, 4 prej të arrestuarve janë shqiptarë, do vrisnin biznesmenin e kompanisë së prodhimit të armëve në Izrael

Avioni, i cili po mbërrinte nga Venecia, përfundoi për disa sekonda në zonën me bar pranë pistës, ndërsa piloti u përpoq të ruante kontrollin e tij mes kushteve të vështira atmosferike.

LEXO EDHE:  Mbyt me duar bashkëshorten, autori njofton policinë

Siç shihet edhe në pamjet video, erërat e fuqishme e shtyjnë avionin anash, ndërsa piloti manovron për ta mbajtur brenda pistës së uljes.

LEXO EDHE:  Ja cfare mund te ndodhe ne me pak se 3 ore

Pavarësisht devijimit fillestar, avioni arriti të rikthehej në pistë dhe të përfundonte uljen.

Të gjithë pasagjerët zbritën të sigurt dhe nuk u raportua asnjë person i lënduar.

Published inLAJMI