Skip to content

Monika Lubonja harron videot intime, kritikon ashpër protestën e studentëve (Foto)

Aktorja Monika Lubonja ka reaguar në rrjetet sociale në prag të festave të Nëntorit, duke u bërë thirrje qytetarëve të tregojnë respekt për monumentet dhe simbolet kombëtare.

Në një postim në Instagram, Lubonja iu drejtua protestuesve, duke theksuar se e drejta për të protestuar dhe për të shprehur pakënaqësitë është e rëndësishme, por kjo nuk duhet të shoqërohet me dëmtimin e monumenteve historike.

LEXO EDHE:  Edi Rama e thotë troc: E dinë ato që më njohin

Ajo përmendi monumentet e Ismail Qemalit dhe Skënderbeut, duke nënvizuar se ato përfaqësojnë historinë dhe rrugëtimin e Shqipërisë drejt lirisë dhe nuk i përkasin një partie apo pushteti të caktuar, por gjithë kombit.

LEXO EDHE:  Vetëm 1 muaj para festave, Rama jep lajmin e madh, sa para pritet që do të marrin çdo muaj pensionistët

“Mos i mbuloni sytë e historisë sonë. Mos i plagosni simbolet që duhet të na bashkojnë”, shkruan aktorja. Sipas saj, respekti për figurat historike nuk lidhet me faktin nëse ato kanë qenë të pagabueshme, por me kontributin e tyre në historinë kombëtare.

LEXO EDHE:  Qeveria Edi Rama jep LAJMIN E BUKUR për pensionistët: Befasuese, sa para pritet që do të marrin çdo muaj…

Në përfundim, Lubonja thekson se nderimi i historisë nuk duhet të kufizohet vetëm te festat dhe fjalimet, por duhet të shprehet edhe përmes kujdesit ndaj trashëgimisë që u lihet brezave të ardhshëm.

Published inLAJMI