Skip to content

Pllakos zia, nderron jete ne moshen 60-vjeçare mjeku shqiptar, përcillet sot për në banesën e fundit

Një lajm i trishtë ka mbërritur nga Lezha pasi është ndarë nga jeta në moshën 60-vjeçare mjeku i njohur pneumolog Dr. Artur Hoxha, i cili i shërbeu për disa vite e radhë lezhjanëve.

Lajmin e kobshëm e kanë bërë me dije miq e familjarë të cilët zemërthyer kanë shkruar për humbjen e parakohshme të doktor Arturit, ndërsa bëjnë me dije se ceremonia mortore e tij do të zhvillohet mesditën e sotme në varrezat e Tufinës në Tiranë.

“LAMTUMIRË, DR. ARTUR HOXHA!

Me hidhërim morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Dr. Artur Hoxhës, kolegut dhe mikut tone!

LEXO EDHE:  Del videoja që bëri bujë në TikTok, Zoja Nushi tregon pse shkoi në shtëpinë e Vali Corleones

Turi ishte mjek pneumolog dhe kontribues në Spitalin Rajonal të Lezhës.

Punoi me përkushtim ndaj profesionit, humanizmit dhe shërbimit ndaj pacientëve, ai la gjurmë në kujtesën e kolegëve dhe të qytetarëve që patën rastin ta njohin dhe të përfitojnë nga kujdesi i tij mjekësor.

Mjekët që i shërbejnë jetës nuk largohen kurrë plotësisht; ata mbeten në kujtesën dhe mirënjohjen e njerëzve.

Ngushëllime të sinqerta familjes, të afërmve dhe kolegëve! U prehtë në paqe!”, shkruan Sander Marku.

LEXO EDHE:  Lajm i fundit! Lajm i rëndë në familjen e Piro Dhimës, policia greke kap mat vëllain e tij, ja çfarë u bënte…

Newsbomb.al i shpreh ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve për humbjen tragjike të njeriut të tyre të zemrës.

Published inLAJMI