Skip to content

Mjekesia ne zi, ndahet nga jeta 27-vjecarja qe sapo kishte filluar pune, luftoi deri ne frymen e fundit

E donte jetën dhe sapo kishte nisur rrugëtimin e saj profesional në Spitalin Rajonal të Korçës. Shfaqej gjithmonë e qeshur dhe plot energji, por fati mizor i ndërpreu ëndrrat shumë herët, duke lënë pas dhimbje të thellë për familjen, të afërmit, miqtë dhe kolegët.

Pas një beteje të gjatë me sëmundjen, infermierja 27-vjeçare Laura Avdolli ka ndërruar jetë ditën e sotme. Ajo vuante prej më shumë se një viti nga karcinoma hepatike me metastaza pulmonare.

LEXO EDHE:  I ftohti polar vjen më herët këtë dimër, ja çfarë parashikojnë meteorologët

Laura ishte një nga studentet më të mira të infermierisë dhe një profesioniste e përkushtuar, e cila sapo kishte nisur karrierën e saj në shërbim të pacientëve.

LEXO EDHE:  gruaja e Saimir Tahirit rrëfen betejën

Rreth një vit më parë, ajo iu drejtua publikut shqiptar për ndihmë, duke prekur zemrat e mijëra qytetarëve që u solidarizuan për mbledhjen e fondeve për trajtimin e saj.

Megjithëse u sigurua një shumë e konsiderueshme dhe u bë gjithçka e mundur për kurimin e saj, sëmundja e rëndë rezultoi më e fortë. Sot, Laura mbylli sytë përgjithmonë, duke lënë pas një histori dhimbjeje, por edhe një shembull force, dinjiteti dhe shprese.

LEXO EDHE:  Endrit Thaçi dridh “vendin” me foton që sapo publikoi

Lajmi i ndarjes së saj nga jeta ka tronditur Korçën dhe më gjerë, ndërsa kolegë dhe qytetarë shprehin ngushëllimet për familjen dhe nderojnë kujtimin e saj.

Published inLAJMI