Skip to content

Marta Kos nesër në Kuvend, negociatat e Shqipërisë me BE-në

Takimi organizohet nga Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian (KKIE), me pjesëmarrjen e bashkëkryetarëve të këtij këshilli, Taulant Balla dhe Jorida Tabaku.

Sipas njoftimit të Kuvendit, pas fjalëve përshëndetëse të përfaqësuesve, takimi do të vijojë me diskutime nga përfaqësues të grupeve të interesit dhe komisioneve parlamentare, të cilët do të ndajnë qëndrimet e tyre mbi ecurinë dhe sfidat e procesit të negociatave.

LEXO EDHE:  Policia ka detyrë të mbrojë

Në vijim, diskutimeve do t’u bashkohen edhe përfaqësues të grupeve parlamentare dhe deputetë, të cilët do të kenë mundësinë të parashtrojnë pikëpamjet e tyre lidhur me negociatat me Bashkimin Europian. Fjala përmbyllëse do t’i takojë Komisioneres për Zgjerimin, Marta Kos.

Published inLAJMI