Skip to content

Marco Rubio, deklarata per Pavaresine e Shqiperise

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka uruar shqiptarët me rastin e 114-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, duke nënvizuar rëndësinë e partneritetit strategjik ndërmjet Uashingtonit dhe Tiranës.

Në mesazhin e tij, Rubio shpreh gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara për të thelluar bashkëpunimin me Shqipërinë në çështjet e mbrojtjes dhe të politikës së jashtme.

Mirëpo mesazhi nuk ishte vetëm i karakterit diplomatik. Përveç se urim, ishte një sinjal se lufta kundër grupeve kriminale transnacionale, karteleve të trafikut të drogës dhe bashkëpunëtorëve të tyre do intensifikohet.

Rubio përmend gjithashtu bashkëpunimin për përballimin e kërcënimeve kibernetike dhe forcimin e kapaciteteve të Shqipërisë në këtë fushë.

LEXO EDHE:  Shokohen të gjithë në studio! Drini Zeqo puth në buzë moderatoren para të gjithëve (Video)

Deklarata e plotë e Marco Rubios: Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i shpreh urimet e mia më të ngrohta popullit të Shqipërisë ndërsa festoni Ditën e Pavarësisë.

LEXO EDHE:  Lajmi i trishtë! Ish-ushtaraku që jetoi mes uniformës dhe ngjyrave, ndahet nga jeta piktori i madh shqiptar

Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria gëzojnë një marrëdhënie të fortë të ndërtuar mbi sigurinë kolektive, prosperitetin ekonomik dhe lidhjet midis njerëzve. Ne mirëpresim thellimin e bashkëpunimit të Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara në çështje kyçe të mbrojtjes dhe politikës së jashtme.

Partneriteti ynë strategjik me Shqipërinë i bën qytetarët tanë më të begatë dhe më të sigurt, duke përfshirë edhe përpjekjet e përbashkëta për t’u përballur me kërcënimet që paraqesin grupet kriminale transnacionale, kartelet e trafikut të drogës dhe ata që bashkëpunojnë me to.

LEXO EDHE:  Mediat e huaja kërkojnë përgjigje nga SPAK për Sazanin dhe Zvërnecin, zbardhet

Ne gjithashtu i vlerësojmë përpjekjet tona të përbashkëta për t’iu përgjigjur kërcënimeve kibernetike, ndërsa Shqipëria rrit aftësitë e saj të sigurisë kibernetike. Ndërsa shënojmë këtë ditë të veçantë, mezi presim të thellojmë të gjitha aspektet e marrëdhënies sonë të dobishme reciprokisht.

Published inLAJMI