Skip to content

E fundit! Vjen lajmi i keq për shoferët! Pas vitit të ri dyfishohet siguracioni i makinës? Ja ligji i ri që do trondisë të gjithë

Drejtuesit e automjeteve në Shqipëri mund të përballen me një tjetër rritje të shpenzimeve, pasi ndryshimet e propozuara në ligjin për sigurimin e detyrueshëm TPL pritet të zgjerojnë kategoritë që përfitojnë dëmshpërblim në rast aksidenti. Kjo mund të sjellë edhe rritje të çmimit vjetor të siguracionit.

Aktualisht, sigurimi i detyrueshëm për një automjet në Shqipëri kushton mesatarisht rreth 220 euro në vit, ndërsa sipas ekspertëve të tregjeve financiare, zgjerimi i mbulimit mund të krijojë një tendencë që çmimet të afrohen gradualisht me mesataren evropiane prej rreth 400 eurosh. Megjithatë, një rritje e tillë nuk është vendosur dhe nuk pritet të ndodhë menjëherë.

LEXO EDHE:  Veliaj nis h*kmarrjen nga burgu ndaj njerëzve të Ramës, shkarkon tre KOKAT e mëdha. Kryeministri do

Një nga ndryshimet kryesore të projektligjit lidhet me pasagjerët që ndodhen në automjetin përgjegjës për aksidentin. Sipas propozimit të ri, edhe ata do të përfitojnë dëmshpërblim, pavarësisht se automjeti ku udhëtojnë ka shkaktuar përplasjen.

Zgjerimi i mbulimit synon të përfshijë më shumë persona dhe dëme materiale, duke rritur përgjegjësitë financiare të kompanive të sigurimit.

Ndryshime parashikohen edhe në procedurat e dëmshpërblimit. Pragu për trajtimin e përshpejtuar të dëmeve rritet nga 100 mijë në 250 mijë lekë, ndërsa kufiri i dëmeve që mund të trajtohen përmes Raportit Evropian të Aksidentit kalon nga 30 mijë në 50 mijë lekë.

LEXO EDHE:  Fatkeqësi që PS nuk ka

Projektligji synon gjithashtu forcimin e rolit të Byrosë Shqiptare të Sigurimit, e cila do të administrojë Fondin e Kompensimit për dëmet e shkaktuara nga automjetet e pasiguruara, drejtuesit që largohen nga vendi i aksidentit apo rastet kur kompanitë e sigurimit falimentojnë.

Një tjetër lehtësi e parashikuar për të ardhmen lidhet me mundësinë që sigurimi shqiptar të njihet edhe në vendet e Bashkimit Evropian, pa pasur nevojë për Kartonin Jeshil. Megjithatë, kjo lidhet me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe nuk është një ndryshim që hyn menjëherë në fuqi.

LEXO EDHE:  Vetëm 100 euro në muaj për qytetar/ Eurostat e rendit Shqipërinë të fundit në Europë për mbrojtjen sociale

Pavarësisht përfitimeve që mund të sjellë zgjerimi i dëmshpërblimeve, për mijëra drejtues automjetesh mbetet shqetësimi kryesor: a do të paguajnë shqiptarët më shumë për siguracionin e makinës?

Përgjigjja do të varet nga mënyra se si ndryshimet ligjore do të zbatohen dhe nga politikat e çmimeve që do të ndjekin kompanitë e sigurimit.

Published inLAJMI