Skip to content

Aksident i rëndë në vend, përplaset për vdekje burri që po udhëtonte me biçikletë (EMRI)

Një 80-vjeçar i identifikuar si Nasi Peto ka humbur jetën pasditen e sotme, pasi biçikleta me të cilën udhëtonte u përplas me një automjet në aksin rrugor Fier-Seman.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:15, ndërsa drejtuesi i biçikletës ndërroi jetë në vendngjarje.

LEXO EDHE:  “Më ka munguar”/ Bora Zemani rikthehet në ekranin e Top Channel, zbulon në “Goca dhe Gra” programin që do të moderojë

Sipas njoftimit të policisë, në aksident u përfshi automjeti me drejtues shtetasin V. M., 61 vjeç, i cili u përplas me biçikletën që drejtohej nga shtetasi N. P., rreth 80 vjeç.

LEXO EDHE:  Lajm i mirë për 10 mijë familje shqiptare/ Rama: Vitin tjetër do

Si pasojë e përplasjes, i moshuari ka marrë dëmtime të rënda dhe ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

LEXO EDHE:  “69 mijë euro për operacione plastike në Beverly Hills, Miami e Dubai”, Bardhi denoncon Ballukun: E korruptuar nga koka te këmbët! Por kjo që sapo zbuluam nuk e shpëton dot as…

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit do të shoqërohet në komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në punë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit tragjik.

Published inLAJMI