Skip to content

Limi shokon me deklaratën: Ja pse dola nga Big Brother, produksioni…

Largimi i papritur i Limit nga shtëpia e “Big Brother VIP Kosova 4” ka ngjallur reagime dhe pikëpyetje të shumta tek publiku. Vetëm pak pas daljes, ish-banori ka bërë reagimin e tij të parë publik, duke hedhur dritë mbi arsyet që çuan në ndërprerjen e garës.

Sipas Limit, largimi i tij nuk ka qenë një vendim i momentit, por pasojë e një marrëveshjeje të paracaktuar me produksionin, e cila ishte vendosur që përpara nisjes së formatit. Ai ka bërë të ditur se gjithçka u aktivizua pas një telefonate specifike, e cila kishte të bënte me një çështje strikte personale.

LEXO EDHE:  Ilirit i thanë që kisha të dashur”/ Monika tregon detaje nga divorci me Metën: Kapën mesazhet me

Limi ka sqaruar se kishte lënë udhëzime të qarta për stafin drejtues: nëse do të merrte një telefonatë të tillë, ai duhej të largohej menjëherë nga shtëpia. Ky, sipas tij, ishte i vetmi kusht që kishte vendosur për pjesëmarrjen në këtë format dhe që u respektua në momentin kur situata ndodhi.

LEXO EDHE:  Sekuestrohen mbi 10 milionë euro pasuri në Tiranë, në shënjestër biznesmeni 51-vjeçar, ja çfarë u zbulua..

“Duhet ta marr siç vjen”, është shprehur ai, duke theksuar se, ndonëse nuk është një person që dorëzohet lehtë, rrethanat personale ishin të pashmangshme. Ai shtoi se rrugëtimi i tij në shtëpi duhej të ndalej aty, pavarësisht dëshirës për të vazhduar lojën.

LEXO EDHE:  Dëshmia/ Si e masakruan të riun në komisariat dy policët e Ramës (Video)

Në përfundim të deklaratës, Limi la të kuptohet se arsyeja madhore e largimit lidhet me jetën jashtë shtëpisë, duke përfunduar me fjalët: “Por çka të bëjmë, kjo është jeta”.

Published inLAJMI