Skip to content

Duket sikur e ka bërë …

SPAK ka regjistruar një kallëzim ndaj familjarëve të Elisa Spiropalit për fshehje dhe deklarim të rremë ndër të tjera, por sipas gazetares Klodiana Lala, në lupën e prokurorëve të posaçëm është edhe roli që Spiropali ka pasur kur ajo mbante poste të larta në qeverinë e Edi Ramës.

Kallëzimi erdhi në një moment kur përplasja e Spiropalit me Ramën çoi deri në vendimin për ta përjashtuar atë plotësisht nga të gjitha forumet drejtuese të PS-së, po ashtu edhe nga grupi parlamentar.

LEXO EDHE:  Kryemadhi SH*KON me rrëfimin dhe zbulon te gjitha: Edi Rama kërkoi të më..

Sipas gazetares Lala, kallëzimi ndaj Spiropalit duket se është bërë nga një institucion shtetëror. Më herët u përfol se ky institucion është Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

“Ju e dini që për Erion Veliajn u përdor një kallëzim nga një person anonim, por faktet rezultuan të vërteta. Në rastin konkret, SPAK është e rezervuar për të dhënë detaje se kush e ka bërë kallëzimin. Por ajo që unë kam lexuar, bëhet fjalë për institucione shtetërore. Nëse i referoheni ose nënkuptoni faktin që lufta brenda llojit ka bërë kallëzimin, për mendimin tim, edhe pse është luftë brenda llojit, prokuroria nuk duhet të heshtë. Edhe unë kam dyshime që dikush brenda llojit e ka furnizuar prokurorinë me informacion. Po të shohësh si është ngritur kompania, si janë deklaruar transaksionet, si është shitur një automjet me një çmim të lartë, kur automjeti nuk ishte deklaruar në deklarimin e pasurisë, pra personi që e ka bërë kallëzimin ka pasur dijeni”, tha Lala në emisionin “Të Paekspozuarit”.

LEXO EDHE:  Gjykata e Lartë lë në fuqi bllokimin e pasurive të Jamarbër dhe Argita Malltezit, llogari bankare, apartamente dhe aksione kompanish

Pas këtij komenti të Lalës, gazetari Artan Hoxha u përgjigj me një batutë: “Duket sikur e ka bërë Vlora Hyseni, në fakt”.

Published inLAJMI