Skip to content

E PAPRITUR – Ndahet nga jeta ish kreu i Kuvendit

Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare ish-Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari në detyrë i Kuvendit, Dimal Basha, përmes një njoftimi zyrtar.

Nexhat Daci ka qenë një nga figurat e rëndësishme të jetës politike dhe institucionale të Kosovës. Gjatë karrierës së tij, ai ka ushtruar funksionin e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, ndërsa pas ndarjes nga jeta të Presidentit Ibrahim Rugova në vitin 2006, mori edhe detyrën e Presidentit në detyrë të vendit.

LEXO EDHE:  BEfasuese! Njoftim i rëndësishëm për pensionistët në Kosovë, ja cfare thuhet

Daci ishte themelues i Lidhjes Demokratike të Dardanisë (LDD) dhe mbeti aktiv në politikë edhe pas përfundimit të mandatit të tij si kryeparlamentar, duke dhënë kontribut në debatin publik dhe jetën politike të Kosovës.

LEXO EDHE:  tha vajza në prani të prindit dhe psikologes

Ai lindi në vitin 1944 në Tërnoc të Bujanocit. Ndarja e tij nga jeta shënon humbjen e një figure që ka luajtur rol të rëndësishëm në ndërtimin e institucioneve të Kosovës në periudhat kyçe të historisë së saj të re.

LEXO EDHE:  Rama për “The Independent”: Rënia në sondazhet e Farage është mallkim për vërejtjet e turpshme për emigrantët shqiptarë

Ngushëllime familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Published inLAJMI