Skip to content

Pamje të frikshme në kjryeqytet (VIDEO)

Flakë të mëdha kanë shpërthyer nga telat elektrikë në lagjen Emshir të Prishtinës, ndërsa kryeqyteti po përballet me erëra të fuqishme gjatë mbrëmjes së sotme.

Në pamjet e publikuara nga Sinjali shihen flakë dhe tym në afërsi të një shtylle elektrike, duke krijuar një situatë shqetësuese për banorët e zonës.

Incidenti është raportuar në një kohë kur Prishtina është përfshirë nga erëra të forta, për të cilat autoritetet kishin paralajmëruar që një ditë më parë.

LEXO EDHE:  Ligji i ri! 1 vit burg për shefin ose kolegun që të fyen dhe të poshtëron në punë

Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca e Komunës së Prishtinës u kishte bërë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar gjatë së enjtes, më 19 nëntor, veçanërisht nga mesdita deri në orët e mbrëmjes.

LEXO EDHE:  Bota 72 orë në errësirë? Pranvera Xhafaj: Mund të fikim të gjithë rrjetin, macet janë si spiunë në planet

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, erërat nga jugu dhe jugperëndimi parashiheshin të arrinin shpejtësi prej 30 deri në 45 kilometra në orë, ndërsa gjatë intervaleve të caktuara mund të ishin edhe më të fuqishme.

Komuna u kishte kërkuar qytetarëve të siguronin sendet në ballkone dhe oborre, të shmangnin qëndrimin pranë pemëve të mëdha, skelave dhe tabelave reklamuese, si dhe të tregonin kujdes të shtuar gjatë qarkullimit.

LEXO EDHE:  DEL EMRI i POLITIKANIT? Majko ngriti dyshime per video

Ende nuk dihet nëse erërat e fuqishme kanë shkaktuar drejtpërdrejt incidentin me instalimet elektrike në Emshir.

Po ashtu, nuk ka informacione të konfirmuara për persona të lënduar apo për ndërprerje të furnizimit me energji elektrike si pasojë e këtij incidenti.

Published inLAJMI