Skip to content

Produksioni e përjashtoi pasi kaloi murin rrethues, flet për herë të parë Kristi!

Mbrëmja e sotme në “Prime”-in e “Big Brother VIP Albania 5” u shoqërua me një moment të papritur, pasi produksioni bëri me dije se ish-banori Kristi Lamaj kishte kaluar sërish murin rrethues të shtëpisë, duke sjellë përjashtimin e tij nga loja.

Pas largimit nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, Kristi ishte i pranishëm në studio, ku foli për herë të parë mbi vendimin e tij dhe arsyet që e çuan drejt këtij veprimi.

Ish-banori u shpreh se këtë herë kishte zgjedhur veten dhe logjikën e tij, duke kërkuar njëkohësisht falje publike ndaj publikut që e kishte mbështetur gjatë rrugëtimit në reality show.

“Është një shtëpi e jashtëzakonshme. Herën e parë zgjodha familjen time dhe produksionin, herën e dytë publikun, ndërsa herën e tretë zgjodha veten time. Ishte një zgjedhje, i besova logjikës sime dhe kështu vendosa. Nuk do doja që ndarja me publikun të ishte kështu”, është shprehur ai mes të tjerash gjatë fjalës së tij.

Kristi shtoi gjithashtu se loja e tij ishte ndërtuar mbi strategji të menduara dhe skema të ndryshme brenda shtëpisë, duke lënë të kuptohet se kishte plane të qarta për rrjedhën e lojës.

Ndërkohë, në nisje të spektaklit, edhe banorët e mbetur në shtëpi u informuan mbi arsyen e përjashtimit të Kristit, por nuk patën mundësi të dëgjonin deklaratën e tij të plotë në studio.

Published inLajm