Skip to content

Gllabëroi miliona euro por sot përmbytet me ‘dy pika shi’

Pamjet që shihni në videon e mësipërme, tregon situatën e krijuar në Unazën e Madhe, tek zona e Freskut në Tiranë, si pasojë e reshjeve të shiut të rëna gjatë orëve të fundit. Edhe pse ka gllabëruar miliona euro për t’u ndërtuar në mënyrë që rrugët të mos mbusheshin me ujë apo të pësonin ndonjë dëmtim tjetër, duket se nuk kanë qenë mjaftueshëm.

LEXO EDHE:  I FUNDIT/ GJKKO dënon me burg ish-kryebashkiakun socialist

Janë dashur vetëm pak orë shi dhe situata të jetë ajo si në video, rrugë e përmbytur dhe me vështirësi e kalueshme. Për këtë projekt, SPAK ka marrë nën hetim zëvendëskryeministren Belinda Balluku, ndaj të cilës janë ngritur akuza për shkelje barazisë në tendera e korrupsion. Siç duket, pasojat e Ballukut po shfaqen tashmë në Unazën e Madhe dhe nuk dihet si do të jetë përfundimi pas disa orë reshjesh të tjera.

LEXO EDHE:  Organizatat shqiptaro-amerikane i drejtohen Ramës me 10 kërkesa:

Published inLAJMI