Skip to content

Tragjedi në Itali/ Makina e grabitësve përplas 22-vjeçaren shtatzënë, vdes foshnja e lindur para kohe

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Trevisos në Itali, ku një foshnjë e lindur para kohe, pas një aksidenti të shkaktuar nga një automjet në arrati, ka ndërruar jetë në spital.

Vogëlushja lindi më 14 nëntor, në muajin e tetë të shtatzënisë, përmes një lindjeje urgjente, pasi nëna e saj 22-vjeçare mbeti e plagosur në një aksident rrugor në Spresiano, në provincën e Trevisos.

Sipas hetimeve paraprake, automjeti ku udhëtonte e reja u përplas nga një makinë në të cilën dyshohet se ndodheshin disa persona të përfshirë në vjedhje, të cilët po tentonin t’i shpëtonin policisë. Në makinën e goditur ndodheshin gjithashtu motra e 22-vjeçares dhe partnerët e dy motrave.Pas përplasjes, personat që ndodheshin në automjetin shkaktar të aksidentit dyshohet se janë larguar në këmbë përmes zonave rurale, duke braktisur makinën.

LEXO EDHE:  Kushtetueja pezulloi gjobën për bllokimin e rrugëve gjatë protestave, reagojnë studentët

Nga hetimet ka rezultuar se automjeti i përdorur prej tyre ishte marrë me qira në Romë, duke përdorur dokumente të falsifikuara. Prokuroria e Trevisos ka nisur hetimet për veprën penale të vrasjes nga pakujdesia në aksident rrugor, deri më tani ndaj personave të paidentifikuar.

LEXO EDHE:  Akuzat se mori 500 mijë euro nga Agron Shehaj për ta bërë deputet, Lulzim Basha i jep përgjigjen e fortë Taulant Ballës

Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta edhe në nivel institucional. Presidenti i rajonit të Venetos, Alberto Stefani, ka shprehur ngushëllimet për familjen, duke e cilësuar ngjarjen si një rast që përveç dhimbjes, shkakton edhe zemërim e indinjatë.

“Çfarë ka ndodhur është jashtëzakonisht e rëndë. Jemi përballë një sjelljeje kriminale që ka shkatërruar jetën e njerëzve të pafajshëm, duke përfshirë edhe një grua në muajin e tetë të shtatzënisë”, deklaroi Stefani.

LEXO EDHE:  I FUNDIT/ Gjendet e pajetë në tualetin e shtëpisë 43-vjeçarja, dyshimet e para

Ai shtoi se një familje e pafajshme është detyruar të paguajë një çmim të papranueshëm për dhunën dhe papërgjegjshmërinë e personave që, për t’iu shmangur përgjegjësisë, kanë vënë në rrezik jetën e të tjerëve.

Ndërkohë, autoritetet italiane vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave përgjegjës për aksidentin tragjik.

Published inLAJMI