Policia e Kosovës ka arrestuar gjatë orëve të pasdites nc Vitomiricë të Pejës një predikues të fesë islame.
IndeksOnline mëson nga burimet e veta se personi i arrestuar është Elvedin Peziç, imam i njohur në komunitetin boshnjak.
Peziç është mjaft aktiv në rrjetet sociale, ku ka një numër të madh ndjekësish dhe shpesh publikon ligjërata fetare.
LEXO EDHE: luan “blofin” me burgun e Rrogozhinës, merr leje të veçantë për të dalë nga qelia dhe nuk
IndeksOnline është në pritje të një përgjigjeje nga Policia e Kosovës lidhur me rastin. /IndeksOnline/
