Skip to content

Sëmundja që nis si grip, por mund të sjellë vd*kjen brenda pak orësh – ja shenjat që nuk duhen injoruar…

Një sëmundje e njohur, por jashtëzakonisht e rrezikshme, vazhdon të mbetet një kërcënim serioz për shëndetin. Bëhet fjalë për meningjitin, një gjendje që në disa raste mund të përkeqësohet me shpejtësi dhe të rrezikojë jetën brenda pak orësh.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), meningjiti mund të shkaktohet nga baktere, viruse dhe mikroorganizma të tjerë, ndërsa forma bakteriale konsiderohet veçanërisht e rrezikshme.

LEXO EDHE:  Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

Ajo që e bën këtë sëmundje shqetësuese është fakti se simptomat e para mund të ngatërrohen lehtësisht me një grip të zakonshëm.

Temperatura e lartë, dhimbja e fortë e kokës, ngurtësimi i qafës, të vjellat dhe ndjeshmëria ndaj dritës janë disa nga shenjat që nuk duhen neglizhuar.

Në raste të rënda mund të shfaqen konfuzion, përgjumje e pazakontë dhe njolla në lëkurë. Specialistët shëndetësorë theksojnë se trajtimi i menjëhershëm është vendimtar, veçanërisht kur dyshohet për meningjit bakterial.

LEXO EDHE:  Arrestimi i ish ministrit shqiptar! Dalin detajet nga Rolex, gjashtë vetura dhe 1.6 kg k*kainë

Sipas OBSH-së, afërsisht një në gjashtë persona të prekur nga meningjiti bakterial humbet jetën, ndërsa një në pesë mund të përballet me komplikime serioze.

LEXO EDHE:  Detajet! Si të aplikoni dhe cila është shuma perfituese

Megjithatë, ekzistojnë vaksina që ofrojnë mbrojtje kundër disa prej shkaktarëve të sëmundjes.

Mjekët këshillojnë që në rast të simptomave të dyshimta të kërkohet menjëherë ndihmë urgjente mjekësore, pa pritur që gjendja të përkeqësohet.

Published inLAJMI