Skip to content

Gjenden tre persona të vd*kur në banesën e autorit

Tre persona janë gjetur të pajetë në banesën e autorit të dyshuar të sulmit të përgjakshëm me armë në Krakov të Polonisë, ku humbën jetën disa persona dhe dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur.

Lajmin e bëri të ditur kryeministri polak, Donald Tusk, gjatë një konference për shtyp. Sipas tij, viktimat janë dy gra dhe një burrë, të cilët dyshohet se janë familjarë të afërt të autorit të sulmit.

LEXO EDHE:  Lajm i trishtë nga vendi, ndërron jetë i riu që qëndroi 52 ditë në intensiv pas aksidentit

Autoritetet kanë nisur kontrolle të imtësishme në banesën e të dyshuarit dhe në ambientet përreth, pasi ekzistojnë dyshime për praninë e një sasie të konsiderueshme armësh zjarri, si dhe po verifikohen të gjitha rrethanat e ngjarjes.

LEXO EDHE:  “Dashnorja e Adi Hilës?”/ Eli Fara bën reagimin e papritur

“Mund të ketë shumë armë, shumë armë zjarri në shtëpi”, deklaroi Tusk, duke shtuar se autoritetet po punojnë për të identifikuar çdo person që mund të ketë bashkëpunuar apo ndihmuar autorin e sulmit.

LEXO EDHE:  Ia ndaluan të takojë djemtë, Neda Balluku rrëqeth me detajet: 17 minuta para derës për të parë të birin, e kishin futur në “kafaz”

Kryeministri polak siguroi se policia dhe shërbimet e sigurisë do të vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë, ndërsa çdo informacion i ri do t’i bëhet publik opinionit.

Published inLAJMI