Skip to content

Flakë dhe alarm në Zvërnec, zjarri përfshin

Një ngjarje e rregjistruar mesditën e sotme në zonën e Zvërnecit ka vënë në alarm autoritetet zjarrfikëse, pasi një godinë e vogël që shërbente për magazinimin e materialeve të peshkimit është përfshirë nga flakët.

Objekti, i vendosur në zonën ku kanali i lagunës së Nartës lidhet me detin, u përfshi nga zjarri për shkaqe ende në verifikim, ndërsa flakët rrezikonin seriozisht të përhapeshin edhe në pyllin me pisha që ndodhet në afërsi të godinës.

LEXO EDHE:  Dalin deklaratat e gruas dhe djalit te te ndjerit Urim

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse të Vlorës, të cilat bënë të mundur neutralizimin e situatës dhe shmangien e një katastrofe mjedisore në pyll. Sipas të dhënave paraprake nga shërbimi zjarrfikës, dyshohet se shkaku i rënies së zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike.

LEXO EDHE:  Nderron jete kryetari i organizates socialiste (EMRI)

Përveç dëmeve të konsiderueshme materiale në magazinë, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Published inLAJMI