Skip to content

Fundjave e trishte, nje person nderron jete

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekje ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Fier-Seman, ku ka humbur jetën një 80-vjeçar.

Sipas informacioneve paraprake, automjeti me drejtues shtetasin Vangjel Merko, 61 vjeç, është përplasur me një biçikletë që drejtohej nga shtetasi N. P., rreth 80 vjeç. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i biçikletës ka ndërruar jetë në vendngjarje.

LEXO EDHE:  Rama hap thesin e parave në prag të zgjedhjeve! 319 milionë lekë për rindërtimin në 3 bashki – ja kush përfiton!

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit do të shoqërohet në Komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Published inLAJMI