Skip to content

Çifti kishin konflikte të vazhdueshme! 40-vjeçarja jetonte te e ëma por u rikthye për festa

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Orikum në Vlorë, ku 50-vjeçari Llogora Xhebroi dhunoi për vdekje gruan e tij Sose Xhebroi 40-vjeçe dhe më pas vrau veten në garazhin e banesës së tij me armë zjarri.

Mësohet se fqinjët kanë treguar se çifti konfliktoheshin shpeshherë dhe se para Vitit të Ri gruaja kishte shkuar të jetonte te e ëma në Vlorë.

LEXO EDHE:  Tërmet i fuqishëm/ Probleme me energjinë dhe qarkullimin rrugor, ka të lënduar (EPIQENDRA)

Gruaja kishte marre kerkesa të vazhdueshme të bashkëshortit, ajo ishte kthyer në banesë që të festonte me fëmijët ndërrimin e viteve.

Banorët gjithashtu shprehen se ka pasur dhe më parë denoncime nga ana e bashkëshortes ku dhe u detyrua të largohej në Vlorë.

Gjithashtu autori i ngjarjes, Llogora Xhebroi drejtonte një market në Orikum dhe të dy njiheshin si njerëz të qetë, por shumë banorë ishin në dijeni të konfliktit mes çiftit.

LEXO EDHE:  Alfred Cako: Ja kur do të bëhet pandemi prap, dhe kur do të ketë luftë të madhe

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 13:30, ku në trupin e Sose Xhebroit, 40-vjeç, janë konstatuar shenja dhune të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga bashkëshorti i saj Llogora Xhebroi, 50-vjeç.

48- vjeçarja ka ndërruar jetë në banesë. Ndërkohë shërbimet e policisë kanë konstatuar të vetëvrarë në garazhd me armë zjarri Llogara Xhebroin dhe pranë trupit të tij është konstatuar një armë zjarri tip Glock dhe një gëzhojë kalibër 9 mm.

LEXO EDHE:  Njihuni me 4 Shenjat e horoskopit me fatin me te madh

Sipas informacioneve nga policia, Llogora Xhebroj pasi e dhunoi gruan e çoi atë në spital, ku ajo mbërriti pa shenja jete dhe pas ngjarjes, ai u kthye në banesë dhe kreu vetëvrasjen.

Çifti ishin prindër të dy fëmijëve, ndërkohë familjarët kanë deklaruar në polici se kohët e fundit ata kishin probleme me njëri-tjetrin.

Published inLAJMI