Skip to content

Dyshime për h*lmim në një kopsht në Vlorë! Shtatë f*mijë paraqiten në pediatri

Shtatë fëmijë nga Kopshti nr. 10 në Vlorë janë paraqitur për ndihmë mjekësore në pediatri, pasi mbrëmjen e kaluar kanë shfaqur simptoma shqetësuese, me dhimbje barku dhe të vjella të vazhdueshme. Dyshimet paraprake janë për një helmim të mundshëm nga ushqimi.

LEXO EDHE:  Ne vendin me mijra shqiptare, autobusi i shkollës del nga rruga dhe përfundon në kanal

Nga shtatë rastet e paraqitura në spital, pesë fëmijë janë shtruar dhe vijojnë të marrin trajtim mjekësor. Ndërkohë, edhe prindër të tjerë kanë konfirmuar se fëmijët e tyre kanë shfaqur të njëjtat simptoma, por u kanë dhënë ndihmë në banesë, pa i dërguar në spital.

LEXO EDHE:  Saimir Vishaj ndërroi jetë, miku i tij avokat i njohur ngre dyshime

Pas paraqitjes së rasteve, spitali ka njoftuar Institutin e Shëndetit Publik. Specialistët kanë marrë mostrat përkatëse dhe tashmë pritet përgjigjja e analizave, e cila do të përcaktojë shkakun e problemeve shëndetësore dhe nëse bëhet fjalë për helmim nga ushqimi.

Published inLAJMI