LAJMI

Pensionet në 2027, Ibrahimaj zbulon sa para shtesë do të marrin çdo muaj të moshuarit
Ministrja për Ekonominë dhe Inovacionin, Delina Ibrahimaj, ka bërë të ditur rritjen e mbështetjes financiare për pensionistët nëpërmjet buxhetit të vitit 2027 gjatë fjalës së saj në Kuvend.

Sipas saj, shtesat mujore për kategoritë e ndryshme të pensionistëve do të dyfishohen, ndërsa deri në vitin 2030 synohet që asnjë pensionist urban me vite të plota pune të mos marrë më pak se 40 mijë lekë në muaj.

Për këtë politikë janë parashikuar 20 miliardë lekë në buxhetin e vitit të ardhshëm.

Ibrahimaj: Pensionistët do të kenë mbështetje më të madhe me buxhetin e ri. Në vitin 2027 për pensionistët urbanë, që kanë vite të plota pensioni, shtesa mujore do të shkojë nga 1800 lekë në 3600 lekë.

Për pensionet urbane të pjesshme nga 800 në 1600 lekë, për pensionet rurale nga 1000 në 2000 lekë, për pensionet familjare nga 700 në 1400 lekë, për pensionet e invaliditetit të punës nga 600 shtesa do të shkojë në 1200 lekë.

Për këtë politikë në buxhetin e vitit 2027 janë parashikuar 20 miliardë lekë, nga 10.4 që ishin parashikuar në buxhetin e vitit 2026.

Angazhimi ynë për pensionistët shkon përtej kësaj. Deri në vitin 2030 ne kemi vendosur objektiva të qarta. Asnjë pensionist urban me vite të plota pune nuk do të ketë më pak se 40 mijë lekë në muaj.

Zbulohen 3 plantacione kanabisi në Belgjikë, arrestohen 6 shqiptarë! Sekuestrohet sasi e madhe droge
Një operacion i Policisë në Belgjikë ka nxjerrë në pah përfshirjen e disa shqiptarëve në kultivimin e paligjshëm të kanabisit.

Sipas mediave vendase, gjashtë shqiptarë janë arrestuar gjatë një aksioni të zhvilluar nga hetuesit e policisë lokale të Leuvenit, në kuadër të një hetimi për një organizatë kriminale që dyshohet se merrej me kultivimin e lëndëve narkotike.

Operacioni u zhvillua të hënën, më 9 nëntor 2026, nën drejtimin e një prokurori, ndërsa u kryen njëkohësisht pesë kontrolle banesash në zonat e Leuvenit, Halle-Vilvoorde dhe Brukselit, konkretisht në Etterbeek, Evere, Leuven, Overijse dhe Tervuren.

Gjatë kontrolleve u zbuluan tre plantacione profesionale kanabisi, dy prej të cilave ishin në funksion të plotë. Sipas Prokurorisë belge, në total u gjetën më shumë se 2 mijë bimë kanabisi, si dhe sasi të konsiderueshme marihuane të korrur.

Policia sekuestroi rreth 55 kilogramë marihuanë dhe mbi 17 mijë euro para të gatshme. Të gjitha lëndët narkotike të gjetura u sekuestruan dhe do të asgjësohen, ndërsa plantacionet u çmontuan.

Gjashtë personat e arrestuar janë meshkuj, të moshës nga 29 deri në 57 vjeç, të gjithë me shtetësi shqiptare. Ata u paraqitën para gjyqtarit, i cili vendosi arrestimin e tyre. Aktualisht, të gjashtë ndodhen në burg.

Ky nuk është rasti i parë që shqiptarët përfshihen në hetime për kultivimin e paligjshëm të kanabisit në Belgjikë. Në dhjetor të vitit 2025, një gjykatë në Bruksel dënoi me burg 10 shqiptarë për përfshirje në kultivimin e paligjshëm të kanabisit.

Ndërkohë, në qershor të vitit 2026, një hetim i përbashkët i mediave belge Knack, Le Soir dhe RTBF evidentoi zgjerimin e rrjeteve kriminale shqiptare në Belgjikë.

I FUNDIT/ 59-vjeçari vritet për një vend parkimi! Arrestohet autori (Emrat)
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Suharekë të Kosovës, ku një 59-vjeçar ka ndërruar jetë. Sipas mediave në Kosovë, viktima është Sylë Dakaj, i cili u qëllua me armë zjarri nga Rrahman Hoti.

Konflikti mes tyre nisi për një vend parkimi dhe përfundoi me të shtëna arme. Hoti e qëlloi disa herë me armë Dakajn.

Ai u dërgua pa ndjenja në spital por ende në jetë, megjithatë, nuk mundi të mbijetojë.

Policia arriti ta arrestonte Hotin, edhe pse ai tentoi të arratisej duke u larguar nga vendngjarja.

Rezulton se ai është person me precedent penal në Zvicër, nga ku është dëbuar pasi ka vrarë bashkëshorten. Sipas informacioneve, ai kishte vuajtur disa vite burgim për këtë vepër penale, përpara se të dëbohej nga shteti zviceran.

Ka 1 ton ari dhe 270 milionë dollarë prona në Dubai!
Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar shifrat e të ardhurave nga grupet kriminale.

Duke folur për gazetarin Blendi Fevziut, Hoxha solli si shembull një grup nga Elbasani, të njohur në atë periudhë si “Grupi i Dubait”.

Ai deklaroi se ky ishte grupi i parë shqiptar që kishte kaluar kufirin e 1 miliard dollarëve, ndërsa në momentin kur u godit nga autoritetet kishte arritur, në mbi 3 miliardë dollarë fitime.

“Grupi i parë shqiptar që kaloi 1 miliard dollarë. Dhe në momentin kur u godit i kishte kaluar mbi 3 miliardë dollarë”, deklaroi Artan Hoxha.

Edhe pse gazetari nuk e tha, bëhet fjalë për grupin e drejtuar nga Franc Çopja, tashmë i ekstraduar në Belgjikë për vrasjen e Arjan Spahiut dhe Hajdar Çopja, rezident në Dubai.

Sipas gazetarit, përmasat financiare të grupit kishin tërhequr edhe vëmendjen e autoriteteve belge, të cilat kishin bërë përpjekje të mëdha për të kapur personin që lidhej me të. Hoxha tregoi se informacionet e siguruara nga autoritetet e huaja flasin edhe për blerjen e një sasie prej një ton ari, në lingota dhe monedha, pasuri që dyshohet se mund të jetë futur në Shqipëri.

“Në momentin kur është goditur, autoritetet belge kanë lëvizur çdo gur për ta marrë me patjetër atë person. Dhe kemi të bëjmë me një grup që të paktën nga informacionet që janë siguruar nga autoritetet e huaja, dhe po e kërkojnë… si the ti për thesarit, ishte thesari i Kartelit të Medellinit, se s’është gjetur akoma. Por të paktën, ka blerë 1 ton ar, në lingota dhe në monedha, e cila mendohet që është pasuri që mund të jetë futur në Shqipëri. Pjesa tjetër pastaj janë blerë, është blerë një makineri për prerje diamantesh, por nuk janë gjetur diamantet dhe rezervat e tjera. Dhe pjesa tjetër, investimi tjetër që ai ka bërë është, përveç Shqipërisë, se Shqipëria është një, si të them, një treg i vogël”, deklaroi Hoxha.

Discover more

Live event merchandise

Book Adventures

Find Study Aids

Hoxha vijoi duke thënë se Shqipëria ishte një treg tepër i vogël për përmasat financiare që kishte arritur një grup i tillë. Sipas tij, një pjesë e konsiderueshme e parave ishte orientuar drejt Dubait, veçanërisht në sektorin e pasurive të paluajtshme dhe të ndërtimit.

“Është treg shumë i vogël për një lloj investitori të tillë. Por në Dubai, në nëntor, në tetor të vitit 2022, ai kishte një investim prej 260 milionë dollarësh në real estate dhe në ndërtim”, u shpreh Hoxha.

Gazetari tregoi gjithashtu se grupi kishte rënë në sy të autoriteteve për shkak të shpejtësisë me të cilën kishte krijuar pasurinë dhe sasive të mëdha të parave që kishte arritur të gjeneronte.

“Ky ka qenë grupi që ra më shumë në sy sepse u bë i pasur shumë shpejt dhe kaloi sasi”, deklaroi Hoxha.

Ka 1 ton ari dhe 270 milionë dollarë prona në Dubai! Artan Hoxha zbulon kush është KOKA e MADHE

Kryeministri Rama siguron familjet Shqiptare: Kjo gjë nuk ndodh, deri në vitin 2029
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar në Kuvend ndryshimet e parashikuara në Paketën Fiskale 2027, duke konfirmuar se biznesi i vogël do të vijojë të mos tatohet deri në vitin 2029.

Ai foli gjithashtu për uljen e barrës fiskale mbi karburantet dhe ndryshimet në taksën e qarkullimit të automjeteve.

“Deri në vitin 2029 nuk do ta taksojmë biznesin e vogël, por për të mos lejuar që biznesi i vogël të përdoret si shteg nga të mëdhenjtë për të ulur detyrimet e tyre, do të ulim pragun e TVSH-së dhe kush e konsideron taksë mbi biznesin e vogël, duhet të rishikojë formimin e vet.

Për uljen e naftës dhe taksën e automjeteve… T’i hapim rrugë atij perceptimi duke e bërë çmimin e karburantit në Shqipëri njësoj si në rajon dhe më pas duke kaluar detyrimin për të paguar taksën e qarkullimit të mjetit në sistemin e DPSHTRR-së. Këtë reformë, bashkë me buxhetin në tërësi, ne e ndërmarrim sot edhe në emër të zhvillimit të mëtejshëm të ekonomisë, për të ecur më shpejt me makinën e ekonomisë”, tha ai.

Gjatë fjalës së tij, Rama komentoi edhe pensionistët, duke ironizuar opozitën për mënyrën se si, sipas tij, ajo paraqet llogaritjet për pensionet.

“Pensionistët ende i bëjnë llogaritë me laps dhe letër, dhe këta honxhoponxhot këtu mendojnë se mund t’i tollovisin me llogaritë e tyre kokëposhtë”, tha Rama

Përkeqësohet moti, reshje dhe stuhi të forta, ja qarqet që rrezikojnë sot dhe nesër
Sipas parashikimeve të Institutit të Gjeoshkencave (IGJEO) dhe Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, gjatë ditës së sotme, 18 nëntor, në qarkun Shkodër priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive, ndërsa në qarqet Kukës, Dibër dhe Lezhë reshje mesatare deri lokalisht intensive, të shoqëruara me shtrëngata.

Për ditën e nesërme, 19 nëntor, parashikohen reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Shkodër dhe Kukës, si dhe reshje intensive në qarkun Dibër.

Si pasojë e reshjeve, mund të ketë grumbullime të ujit dhe përmbytje të lokalizuara në disa zona urbane, ndërsa në zonat malore kërkohet vëmendje ndaj vërshimeve të përrenjve dhe rrëshqitjeve të mundshme të dherave.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka kërkuar nga strukturat vendore marrjen e masave parandaluese, monitorimin e zonave me risk dhe mbajtjen në gatishmëri të kapaciteteve për ndërhyrje në rast nevoje.

Ftojmë qytetarët të tregojnë kujdes gjatë lëvizjeve, veçanërisht në zonat e ekspozuara, dhe të ndjekin njoftimet zyrtare.

AKMC vijon monitorimin e situatës dhe koordinimin me strukturat përgjegjëse, me prioritet sigurinë e qytetarëve.

“Princesha e Kodrës së Kuajve”, përplasje e fortë mes Berishës dhe Sara Milës: Të thërrasin shpirtrat e 26 të vrarëve në Gërdec dhe 4 në Bulevard
Një përplasje me replika ka ndodhur këtë të mërkurë në Kuvend mes kreut të Partisë Demokratike, Sali Bershës dhe deputetes Sara Mila. Gjithçka ka nisur gjatë fjalës së Berishës, ku iu drejtua deputetes si “Princesha e Kodrës së Kuajve”, duke e paralajmëruar që të mos bënte asnjë gjest.

Berisha: Ti, princesha e Kodrës së Kuajve, mos bëj asnjë gjest, sepse këto që them unë janë të vërteta dhe të këshilloj t’i denoncosh, se nuk mund ta nisësh kështu karrierën.

Nga ana tjetër deputetja e akuzoi Berishën se e kishte komentuar dhe përgojuar mandatin e saj që para se ajo të merrte detyrën, ndërsa theksoi se thirrjet për dorëzimin e mandatit duhet të nisin fillimisht nga vetë ai. Po ashtu Mila i kujtoi Berishës ngjarjet e rënda të së kaluarës, përfshirë Gërdecin, 21 Janarin dhe vitin 1997.

Sara Mila: E ka komentuar mandatin tim që pa ardhur unë, vazhdon ta përgojojë mandatin tim dhe në ecejaket e oborrit të SPAK-ut, që ai vetë e shan dhe nuk e konsideron. Më bëri thirrje të dorëzoja mandatin. Mirë do të ishte që këtë standard ta niste nga vetja. ‘Dorëzo mandatin’, më thotë mua, ndërkohë që e thërrasin shpirtrat e 26 të vrarëve në Gërdec, 4 në Bulevard e kush e di sa të tjerë në ’97. Meqë ke qejf ecejaket në korridoret e drejtësisë, merr informacionet e sakta, që unë nuk kam shkuar atje si person në dijeni. Unë nuk i kam dit në politikë sa mëkate ke ti.

“Jam i mbrojt me shtet, i jap rrogë ministrit dhe shefit”, dalin BISEDAT e “Visit të Peqinit” dhe Franc Çopjas për trafikimin e 15 ton drogë në Europë: Kena thy rekord, na ngelën tre…
Mijëra mesazhe të shkëmbyera në Sky ECC mes ekspononetë të njohur të krimit, që së fundmi janë zbërthyer nga SPAK, kanë nxjerrë në pah një sërë fotografish, emrash dhe identitete të reja që lidhen ngushtësisht me grupin kriminal të vëllezërve Çopja të Elbasanit.

Bëhet fjalë për Ervis Çelën, i njohur ndryshe me nofkën “Visi i Pojës”, i cili në biseda të bëra me anëtarë të tjerë të grupeve Çopja-Çela, pretendon se ka paguar zyrtarë të lartë të shtetit, vetëm që këta të fundit ta mbronin dhe emri i tij të mos dilte në pah por dhe të mos pezullohej trafikimi i lëndëve narkotike.

Në një bisedë të bërë me Franc Çopjan, që ka rënë në duart e hetuesve, Ervis Çela, nga Peqini, shprehej se u jepte rrogë mujore zyrtarëve të shtetit, duke shtuar se nuk kishte më arsye për t’u shqetësuar gjatë qëndrimit në Paraguai.

“Jam i mbrojtur me shtet këtu… Nuk e kam hall fare këtu… Komandantin e përgjithshëm të policisë i jap rrogë mujore… Ministrin e antidrogës i jap rrogë. 3/4 gjykatësve të fortë i jap rrogë…”, thuhet në komunikimin e zbardhur.

Sipas dokumenteve të hetimit, nga letërporositë e mbërritura prej autoriteteve paraguajane rezulton se Ervis Çela kishte përdorur në këtë shtet një identitet dhe pasaportë të falsifikuar, në emrin Joze Medardo Rodriguez Aguilar, me kombësi ekuadoriane, e prej kohësh qëndronte në zonën e Aguilar.

Në dosje dokumentohet gjithashtu bashkëpunimi i tij me shtetasin brazilian Clayton Santos Lima për sigurimin dhe trafikimin drejt Europës të sasive të mëdha të kokainës.

Në Paraguai mësohet se ka udhëtuar dhe qëndruar edhe Ardian Çela, njëri prej vëllezërve të Ervisit.

Ndërsa disa udhëtime drejt këtij shteti ka kryer edhe Fadil Balla, i njohur me emrin Julian dhe nofkën “Shijaksi”, i cili sipas dosjes hetimore del në pah se është pronar i resortit “Ajman”, të sekuestruar nga SPAK, ndërsa ai vetë aktualisht është në kërkim ndërkombëtar si i dyshuar për përfshirje në organizatën kriminale.

Një tjetër element i rëndësishëm i hetimeve lidhet me përmasat financiare të aktivitetit të dyshuar kriminal. Sipas SPAK, brenda vetëm një muaji, organizata kishte grumbulluar rreth 151.3 milionë euro, ndërsa pritej të siguroheshin edhe 40 milionë euro të tjera.

Nga komunikimet e bëra mes palëve në Sky ECC,  mes Renato Musakut dhe Petrit Lakatos, në periudhën 9 nëntor 2020 deri më 7 dhjetor 2020, rezulton se ishin gjeneruar dhe grumbulluar 151.380.000 euro.

Ndërkohë, nga nëntori 2019 deri në mars 2021, sipas dosjes së SPAK, organizata Çopja ka qarkulluar jo më pak se 520 milionë euro, të ardhura të dyshuara nga trafiku i kokainës.

Në komunikimet e zbardhura, Franc Çopja flet edhe për një prej ngarkesave më të mëdha të kokainës që organizata kishte arritur të trafikonte drejt Europës.

Bëhet fjalë për 12 ton kokainë, të cilat ai i cilësonte si një rekord historik, teksa përmend se droga ishte fshehur në paleta me kuti boje.

Gjatë bisedës. Çopja krahasonte këtë sasi me rekordin e mëparshëm prej 8.7 tonësh dhe tregonte se fillimisht ishte planifikuar transportimi i 15 tonëve, por nuk kishin arritur që të fusnin në ngarkesë tre tonë.

“Puna ma e madhe në histori që ka hy i herësh në Europë, 12 ton, 8,7 ka qenë rekordi. Ka qenë për 15 ton, po s’i futa 3 ton”, thuhet në komunikimin e zbardhur.

Komunikimet e Sky ECC kanë zbuluar dhe një tjetër bashkëpunimm të ngushtë mes Ervis Çelës dhe Franc Copjas. Referuar dosjes, Çela i kishte ofruar këtij të fundit mundësinë për të siguruar armë nga Paraguai.

Bëhej fjalë për pistoleta dhe armë të gjata, të pajisura me silenciator dhe të prodhuara në fabrikë.

Siç kemi raportuar dhe më parë, Ervis Çela dhe Franc Çopja alias Franc Gergely rezulton sipas Prokurorisë së Posaçme, se janë dy “kokat” e një organizate kriminale që është hetuar për vite me radhë në bashkëpunim me partnerët, përgjegjëse për trafikimin e 18 tonëve kokainë nga Amerika Latine drejt porteve europiane. Grupi kriminal i të cilëve përbëhej nga 16 persoan që janë identifikuar dhe shumë të tjerë të paidentifikuar.

Struktura paraqitet e organizuar në mënyrë vertikale, me marrëdhënie bashkëpunimi dhe lidhje të konsoliduara me grupe dhe organizata kriminale në Paraguaj dhe Brazil dhe ka vepruar të paktën gjatë viteve 2019-2021. Nga hetimi i deritanishëm ka rezultuar se dy shtetasit shqiptarë, Franc Gergely, i arrestuar në Belgjikë, dhe Ervis Çela, i arrestuar në Shqipëri.

Krenari shqiptare në Gjermani! Kirurgu Halil Krasniqi shpiku pajisjen “KRASSA” për trajtimin e enëve të gjaakut pa prerje
Një histori suksesi nga mjekësia evropiane ka në qendër kirurgun shqiptar, Prof. Dr. Halil Krasniqi, i cili ka zhvilluar një pajisje inovative për ndërhyrjet në enët e gjakut. I njohur për përvojën në kirurgjinë vaskulare dhe endovaskulare, Krasniqi ka punuar për vite me radhë në Gjermani, duke kontribuar në trajtimin e pacientëve me sëmundje të arterieve dhe venave.

Dr. Krasniqi ka qenë drejtues i kirurgjisë vaskulare në spitalin Helios Klinikum në Pforzheim të Gjermanisë. Gjatë karrierës së tij është angazhuar edhe në mësimdhënie, përfshirë veprimtari akademike në Universitetin e Heidelbergut dhe institucione të tjera universitare. Përvoja e tij profesionale përfshin kirurgjinë e përgjithshme, kirurgjinë vaskulare dhe trajtimet endovaskulare.

Një nga arritjet e tij është zhvillimi i pajisjes së quajtur “KRASSA”, e projektuar për të lehtësuar procedurat minimale invazive në enët e gjakut. Pajisja mundëson përdorimin e një pike hyrjeje për instrumentet mjekësore, duke krijuar mundësi për ndërhyrje në dy drejtime, si drejt zemrës ashtu edhe drejt këmbëve, në varësi të vendndodhjes së problemit vaskular.

Kjo teknologji lidhet me procedurat endovaskulare, gjatë të cilave mjekët përdorin instrumente të holla që futen në enët e gjakut përmes një shpimi të vogël në lëkurë. Në raste të caktuara, këto procedura mund të përfshijnë zgjerimin e arterieve me balonë dhe vendosjen e stentave, pa pasur nevojë për një ndërhyrje të hapur kirurgjikale.

Sipas raportimeve mbi shpikjen, qëllimi i pajisjes “KRASSA” është të lehtësojë qasjen e mjekëve në zona të ndryshme të sistemit vaskular dhe të zvogëlojë nevojën për pika të shumta hyrjeje. Pajisja është regjistruar në dokumentacionin gjerman të patentave me numrin DE202018107159U1, ku Halil Krasniqi figuron si shpikës.

Zhvillimi i kësaj pajisjeje është pasqyruar edhe nga mediat shqiptare, të cilat e kanë paraqitur si një kontribut të rëndësishëm në fushën e trajtimeve endovaskulare. Megjithatë, përfitimet klinike dhe përdorimi i saj në procedura të ndryshme varen nga gjendja e pacientit dhe vlerësimi i specialistëve. Patentimi i një pajisjeje nuk dëshmon automatikisht se ajo është më e sigurt ose më efektive se alternativat ekzistuese.

Përveç punës në sallat e operacionit, Krasniqi është angazhuar edhe në veprimtari shkencore dhe profesionale. Në vitin 2020, ai ka ndarë përvojat e tij me Shoqatën e Mjekëve Shqiptarë në Gjermani, duke folur për rrugëtimin profesional, sfidat dhe arritjet gjatë karrierës në sistemin shëndetësor gjerman.

Historia e Dr. Halil Krasniqit është një shembull i kontributit të profesionistëve shqiptarë në mjekësinë ndërkombëtare. Nga angazhimi klinik dhe akademik deri te zhvillimi i pajisjes “KRASSA”, puna e tij dëshmon rëndësinë e kërkimit shkencor dhe inovacionit në përmirësimin e metodave të trajtimit të sëmundjeve vaskulare.

Incident tr*nditës në Klinikën e Gjinekologjisë: Foshnjës dyditëshe i pritet një pjesë e gishtit me gërshërë!
Një foshnje vetëm dy ditëshe raportohet se ka pësuar lëndim në Klinikën Universitare të Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Shkup,

ku me gërshërë i është prerë një pjesë e gishtit.

Sipas raportimit të gazetës Sloboden Peçat, rasti ka ngritur shqetësime serioze për sigurinë dhe kujdesin ndaj të porsalindurve.

Nga Klinika kanë njoftuar se po hetojnë rrethanat e incidentit dhe kanë paralajmëruar masa më të rrepta ndaj personave përgjegjës, nëse konstatohen shkelje.

Pritet që hetimi i brendshëm të sqarojë se si ka ndodhur incidenti dhe nëse janë respektuar protokollet e kujdesit shëndetësor.