Skip to content

LAJM I FUNDIT/ Aksident i rëndë, një i vd*kur dhe një i plagosur (EMRAT)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një rrugë rurale që lidh fshatin Bilaj me Fushë-Krujën, ku një person ka humbur jetën. Aksidenti ka përfshirë dy automjete: një Volkswagen, i drejtuar nga Viktor Doda, dhe një Benz, me shofer Kristjan Laskën.

LEXO EDHE:  Deputetja e PS : Për pensionistët kemi dashur të

Përplasja fatale ka rezultuar me vdekjen e Viktor Dodës, banor i zonës, në vendngjarje. Ndërkohë, Kristjan Laska ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar menjëherë në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore.

LEXO EDHE:  Mjeku Pajtim Lutaj bën reagimin përlotës, ja cfare i ndodhi para se te ndërronte jetë

Sipas informacionit nga Policia, dyshohet se shpejtësia e madhe me të cilën po udhëtonte automjeti i Kristjan Laskës ka shkaktuar aksidentin. Hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes vazhdojnë.

Published inLAJMI