Skip to content

“Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur” – Elisa Spiropali thumbon Ramën

Elisa Spiropali ka thumbuar cirkun e kryeministrit Rama në Opinion.

Spiropali shkruan se ndërsa thuhet se puçi mbaroi, ajo sapo ka nisur ndërsa e shoqëron postimin me një foto alla-Che Guevara.

“Kreu i puçit. Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur.“ – shkruan Spiropali në Facebook.

LEXO EDHE:  Ish-banori i BBV hedh akuza të rënda ndaj Rozana Radit në lidhje me Adi Hilën

Dy ditë më parë, në emisionin e mbrëmjes të drejtuar nga Fevziu, ku në qendër ishin hetimet e SPAK-ut ndaj ish-zv.kryeministres Balluku, u hodhën tezat se dosja ndaj saj, ishe një puç ndaj qeverisë dhe kreut të saj.

Teorisë së cilës iu mëshua ishte se në dosjen ndaj Ballukut ishin të përfshira prokurorë të SPAK-ut, agjenturat e huaja, oligarkë, krimi i organizuar dhe pronarë mediash në një amalgamë drithëruese për nga përmbajtja.

LEXO EDHE:  Ngjarje e rëndë në vend, shembet muri i banesës, një person humb jetën

Puçi është përdorur rëndom nga Rama prej kohësh, teksa ai ka akuzuar Spiropalin se ka kritikuar Ramën te shtetet partnere, ndërsa e njëjta teori është përdorur së fundmi edhe ndaj kryebashkiakut të Tiranës Veliaj.

LEXO EDHE:  I shpëtoi plumbave për 600 metra, por goditjen fatale e mori në oborrin e banesës! Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, hetimet rrëzojnë dëshmitë e bashkëshortes dhe djalit

Ky është akuzuar nga kryeministri Rama se qëndron pas protestës së flamingove. Veliajt i është kërkuar madje të pranojë autorësinë e protestës në këmbim të mosrëndimit të akuzave ndaj tij. (Hashtag.al)

“Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur”

Published inLAJMI