Skip to content

Qeveria hap thesin pas trazirave në Tiranë: Rritet numri i policëve që marrin..

Këshilli i Ministrave ka ndryshuar sërish skemën e shpërblimit financiar për punonjësit e Policisë së Shtetit të angazhuar gjatë protestave të dhunshme në kryeqytet, duke zgjeruar numrin e efektivëve përfitues.

LEXO EDHE:  Rama i shkoi në dasmën e vajzës, Balluku i përdori shtëpinë e pushimit’, Çeno zbulon “NJERIUN HIJE” që askush se përmend dot

Me vendimin e ri, numri i punonjësve të policisë që do të përfitojnë shpërblimin prej 2,500 eurosh është rritur nga 2,750 në 2,821 efektivë.

LEXO EDHE:  Elektricisti nga Elbasani humbi jetën gjatë stuhisë në Himarë, priste të bëhej gjysh, familja pa mbështetje

Paralelisht me shtimin e përfituesve, qeveria ka rritur edhe fondin total financiar të dedikuar për këtë shpërblim. Nga 740,080,000 lekë që ishte përcaktuar në vendimin e datës 19 tetor, fondi i ri i alokuar arrin në shifrën 759,187,520 lekë. Vendimi hyn në fuqi menjëherë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

LEXO EDHE:  Detajet e fundit nga ngjarja e rende qe ndodhi dje

Published inLAJMI