Skip to content

Ç’po ndodh në PS? Hyn në lojë edhe SHBA-ja

Eksperti i sigurisë, Ilir Kulla, ka analizuar zhvillimet politike në Izrael dhe perspektivën e qeverisjes së vendit, duke e cilësuar situatën si një periudhë tranzicioni që mund të shënojë fundin e një epoke politike

I ftuar në emisionin “Të Pashoq”, në kanalin në YouTube të “Pamfletit”, Kulla u ndal te mundësia e formimit të një qeverie të re me mbështetjen e partive arabe dhe me Yair Lapidin në krye të ekzekutivit.

“Mendoj që jemi në një fazë tranzicioni. Shumë shpejt do të ketë një qeveri të re me mbështetjen e partive arabe dhe me një kryeministër që është ish-kreu i opozitës, Yair Lapid”, u shpreh Kulla, duke paraqitur skenarin e tij për zhvillimet e ardhshme politike

LEXO EDHE:  Agron Shehaj kallëzohet për mashtrim dhe krim kompjuterik, si ia bëri ‘golin’ 300 mijë euro italianit, dyshime për grup kriminal dhe pastrim parash (DOKUMENTET)

Sipas ekspertit, largimi i Benjamin Netanyahut nga drejtimi i qeverisë mund të krijojë hapësirë edhe për ndryshime në lidershipin e partisë Likud. Kulla argumentoi se ndryshimi i drejtimit politik nuk nënkupton domosdoshmërisht dobësimin e kësaj force politike, por mund të shërbejë si një mundësi për riorganizimin e saj.

“Me largimin e Netanyahut, mendoj që pastaj edhe në Likud hapet mundësia e ndryshimit politik”, deklaroi ai.

Kulla e lidhi gjithashtu fatin politik të Netanyahut me zhvillimet elektorale në Shtetet e Bashkuara, duke argumentuar se marrëdhënia e tij me Donald Trumpin ka pasur pasoja politike edhe për këtë të fundit.

LEXO EDHE:  Kujdes sot! Mot i çmendur, Mbrojtja Civile paralajmëron përmbytje në këto qytete, ja çfarë duhet të bëni me urgjencë

“Mendoj që është fundi i epokës Netanyahu, asgjë më tepër”, u shpreh eksperti, duke e konsideruar tranzicionin në Izrael si një moment të rëndësishëm ndryshimi politik.

Pjesë nga intervista:

– Çfarë po ndodh në Izrael? Jemi në atë fazën e tranzicionit, po lexoja sot mediat ndërkombëtare që Netanyahu kryeministri në ikje po kërkonte të negocionte edhe me prokurorinë referuar halleve të tij. Si e sheh apo është thjesht një fazë e përkohshme që do vijë me konsolidim qeverisjeje?

Ilir Kulla: Mendoj që jemi në një fazë tranzicioni shumë shpejt do të ketë një qeveri të re me mbështetjen e partive arabe dhe me një kryeministër që është ish kreu i opozitës Yair Lapid. Por me largimin e Netanyahut mendoj që pastaj edhe në Likud hapet mundësia e e e ndryshimit politik të Likudit, i cili ashtu-kështu nga këto zgjedhje ka dalë i fortë politikisht, por nuk është forcë e parë. Pra mendoj që është fundi i epokës Netanyahu asgjë më tepër. I cili i cili fatkeqësisht me këtë fundin e epokës së vet tërhoqi edhe në një disfatë elektorale jo të vogël edhe presidentin Trump.

Published inLAJMI