Skip to content

Incidenti diplomatik, kush e vodhi suvenirin e shtrenjtë në Ambasadën Japoneze në Tiranë gjatë darkës me familjen e Edi Ramës?

Kryeministri Edi Rama ka qenë pak ditë më parë i ftuar së bashku me familjen e tij në një darkë private të organizuar nga ambasadorja japoneze në Tiranë.

Një takim që në pamje të parë duket se i përket rutinës së marrëdhënieve diplomatike, por që dyshohet se është shoqëruar nga një episod aspak i zakonshëm. Pas largimit të familjes Rama nga ambientet e ambasadës, stafi ka konstatuar mungesën e një suveniri me vlerë të konsiderueshme.

LEXO EDHE:  Kush donte ta përfshinte Shqipërinë në S*lmin me dronë në Libi?? Vjen reagimi urgjent nga Zelensky, ja çfarë ka ndodhur

Bëhet fjalë për një objekt të çmuar, i cili, përtej vlerës materiale, ka edhe rëndësi të veçantë për përfaqësinë diplomatike japoneze.

Konstatimi i mungesës ka vënë në lëvizje stafin dhe personelin e sigurisë, të cilët kanë nisur verifikimet për të zbardhur se çfarë kishte ndodhur gjatë darkës. Në këtë kuadër, vëmendja është përqendruar edhe te pamjet e kamerave të sigurisë, të cilat pretendohet se kanë ndihmuar në identifikimin e personit që ka marrë objektin.

LEXO EDHE:  FOTO/ Ky është Selami Hasani i ekzekutuar sot në oborrin e banesës, i dënuar për vrasjen e nipit të “Ben Qimes”

Situata më pas është shoqëruar me komunikime intensive mes përfaqësuesve të ambasadës dhe kryeministrit Edi Rama.

LEXO EDHE:  Autobusi përplaset me kamionin – 11 persona humbin jetën dhe 27 të tjerë lëndohen

Deri tani, as Ambasada Japoneze dhe as Kryeministria nuk kanë bërë publike asnjë detaj mbi këtë episod. Ajo që mbetet pikëpyetje është se kush e mori suvenirin, çfarë zbuluan konkretisht kamerat e sigurisë dhe përse një ngjarje e tillë po trajtohet me kaq shumë konfidencialitet, pavarësisht komunikimeve të shumta mes palëve.

Published inLAJMI