Skip to content

E bujshme,E bujshme, Maksim Et’hemaj largohet nga drejtimi i Aviacionit Civil, emërohet ish-drejtori i Albcontrol, Dritan Isaku! Viola Haxhiademi dorëhiqet nga KESH

Dorëheqjet vijnë pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama, i cili kërkoi që drejtuesit e 132 institucioneve të largoheshin. Emrat e Viola Haxhiademit dhe Et’hemajt dalin edhe në dosjen e Belinda Ballukut, si anëtarë të një grupi në WhatsApp që titullohej “Dhërmi.”

Maksim Et’hemaj ka dhënë dorëheqjen nga detyra e Drejtorit Ekzekutiv të Autoritetit të Aviacionit Civil, institucion që e drejtonte prej fundit të vitit 2021.

LEXO EDHE:  Taksistët ngrihen në protestë në Tiranë, kërkojnë

Në vend të tij është emëruar Dritan Isaku, i cili ishte në krye të Albcontrolit.

Edhe Viola Haxhiademi është larguar nga drejtimi i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH). Sot u prezantua edhe Andrea Shllaku si drejtues i Autoritetit Portual Durrës, pas dorëheqjes së Liburn Aliut.

Dorëheqjet vijnë pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama, i cili kërkoi që drejtuesit e 132 institucioneve të largoheshin.

LEXO EDHE:  1 ditë për të numëruar 12 milionë euro! Fevziu nxjerr pamjet: Kush është BOSSI në mes të Shqipërisë, që SPAK-u ia mori

Ndërkohë emrat e Viola Haxhiademit dhe Et’hemajt dalin në dosjen e Belinda Ballukut. Në telefonin e ish-drejtoreshës, hetuesit kanë gjetur një grup në Whatsapp, të krijuar në qershor të vitit 2019 nga Balluku i titulluar “Dhërmi”.

LEXO EDHE:  ‘Hap gojën’ hajduti që vodhi bankat në Tiranë: 120 mijë eurot e grabitura i lashë në kazino, 6 mijë euro ua dhashë miqve të cilët më

“Në këtë grup bëjnë pjesë shtetasit Belinda Balluku, Viola Haxhiademi, Matilda Kërçaku, Maksim Ethemaj dhe Alketa Pano”, të gjithë persona që rezultojnë të kenë njësi banimi në kompleksin “White Rocks”, thuhet në dosjen e SPAK.

Published inLAJMI