Skip to content

humbin jetën dy të rinj 20 dhe 21 vjeç pas përplasjes së makinës me kamionin

Një aksident i rëndë rrugor i ka marrë jetën dy të rinjve, një vajze 20-vjeçare dhe një djali 21-vjeçar, në rajonin e Umbrias, në Itali.

Ngjarja ndodhi paraditen e 12 tetorit, në aksin rrugor Perugia-Bettolle, pranë daljes Passignano Ovest, në territorin e komunës Passignano sul Trasimeno, në provincën e Peruxhias.

LEXO EDHE:  Pasaportat dhe kartat e identitetit më lirë, ministri jep LAJMIN E MIRË

Sipas mediave italiane, dy të rinjtë, të dy me origjinë nga rajoni i Markeve, po udhëtonin me një automjet që u përplas me një kamion. Aksidenti ndodhi në një segment të rrugës ku po zhvilloheshin punime dhe ku qarkullimi ishte kufizuar përkohësisht.

LEXO EDHE:  Lajm i dhimbshëm! I ndodh e keqja e madhe aktorit të njohur shqiptar Qumili, sapo erdhi njoftimi

Pas përplasjes, të dy të rinjtë u nxorën nga automjeti dhe u transportuan me urgjencë, në gjendje kritike, drejt spitalit Santa Maria della Misericordia në Peruxhia.

Për shkak të plagëve të rënda, ata u shtruan në repartin e kujdesit intensiv, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk arritën t’u mbijetonin dëmtimeve.

LEXO EDHE:  LAJM I FUNDIT/ Bordi i transparencës bën tjetër ndryshim në çmimin e karburanteve, ja sa do të shiten nafta dhe benzina

Ndërkohë në orët e vona të pasdites, spitali konfirmoi vdekjen e të dy të rinjve.

Rrethanat e aksidentit ndodhën në një segment rrugor të përfshirë nga punimet, ku korsia ishte ngushtuar përkohësisht. Ende nuk dihen detaje të tjera mbi shkaqet e përplasjes.

 

Published inLAJMI