Skip to content

Përplasje e fortë automjetesh, 2 të vd*kur dhe 5 të pl*gosur, dalin emrat dhe detajet e dhimbshme

Dy persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë kanë mbetur të plagosur paraditen e kësaj të shtune në Rrugën e Arbrit. Policia e Tiranës bën me dije se të gjithë këta shtetas kanë qenë duke udhëtuar me dy automjete dhe në rrethana të paqarta janë përfshirë në aksident.

Ngjarja rrugore ka ndodhur rreth orës 10:15 në Xibër, në afërsi të tunelit të Murrizit, ku janë përplasur dy automjete me drejtues shtetasit B. O., rreth 42 vjeç dhe shtetasi A. F., rreth 45 vjeç.

LEXO EDHE:  Spiropali ben deklaraten e forte per Ballukun

Si pasojë ka humbur jetën shtetasi B. O., rreth 42 vjeç dhe shtetasja M. F, pasagjere në automjetin tjetër me drejtues shtetasin A. F.

Gjithashtu, janë dërguar 5 shtetas në spital, për kontroll mjekësor, ndërkohë që grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e shkaqeve të aksidentit dhe rrethanat që kanë çuar në këtë përplasje fatale.

LEXO EDHE:  I FUNDIT/ Aksident i rëndë në vend, raportohet për një të vdekur

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 10:15, në Xibër, në afërsi të tunelit të Murrizit, janë përplasur dy automjete me drejtues shtetasit B. O., rreth 42 vjeç dhe shtetasi A. F., rreth 45 vjeç.

LEXO EDHE:  KAOS në SHBA, anulohet te te gjitha fluturimet e avioneve per arsye sigurie, e tmerrshme cfare po ndodh

Si pasojë ka humbur jetën shtetasi B. O., rreth 42 vjeç dhe shtetasja M. F, pasagjere në automjetin me drejtues shtetasin A. F.

Gjithashtu, janë dërguar 5 shtetas në spital, për kontroll mjekësor. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Published inLAJMI