Skip to content

E RENDE, Makina përplas këmbësorët, tre persona humbin JETEN

Një automjet ka përplasur disa këmbësorë në lagjen North Hollywood, në Los Anxhelos të Shteteve të Bashkuara, duke shkaktuar të paktën tre viktima dhe tre të plagosur, mes tyre edhe drejtuesin e mjetit.

Ngjarja e rëndë ndodhi të martën pasdite, sipas orës lokale, pak para orës 18:00. Autoritetet bëjnë me dije se të tre të plagosurit ndodhen në gjendje kritike për jetën.

LEXO EDHE:  Deklarata e fortë e gazetarit: Nëse Veliaj jep dorëheqjen,

Rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa hetuesit po shqyrtojnë nëse bëhet fjalë për një aksident apo për një veprim të qëllimshëm.

LEXO EDHE:  Ka 11 fëmjë me 8 burra të ndryshëm, gruaja: Pse me gjykoni

Sipas policisë, tre nga personat e përplasur nga automjeti u shpallën të vdekur në vendngjarje. Dy këmbësorë të tjerë dhe drejtuesi i makinës u transportuan me urgjencë në spitalet e zonës.

Pamjet ajrore të transmetuara nga mediat tregojnë një automjet të bardhë tip SUV, me dëmtime të konsiderueshme, i cili ka përfunduar në trotuar, pranë një tende blu dhe në afërsi të stacionit të autobusëve.

LEXO EDHE:  “Betejën ta bëjë vetë”, Balla i përgjigjet Veliajt për të marrë pjesë në Asamble: E kam mik, por të mos fshihet pas grushtit dhe trëndafilit të PS

Policia dhe shërbimet zjarrfikëse kanë konfirmuar ngjarjen, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e tragjedisë.

Published inLAJMI