Skip to content

Dy persona të plagosur nga arma e zjarrit, detajet e para

Dy persona kanë mbetur të plagosur nga arma e zjarrit në Gjakovë.

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zyrtarja për informim e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi.

LEXO EDHE:  E fundit! Zbulohet vr*sja e “Kokës” së madhe! SPAK bën gati fundosjen për Shullazin dhe Lul Berishën, sa vite burg pritet

Ajo ka bërë të ditur se rreth orës 16:40, Policia është njoftuar nga Qendra Emergjente e Spitalit të Gjakovës se dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se janë plagosur nga arma e zjarrit.

LEXO EDHE:  SPAK regjistron akuza të reja për ish-shefen e Shërbimit Informativ Shtetetor, Vlora Hyseni

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku gjatë ekzaminimit kanë gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja dhe një armë të gjatë automatike.

LEXO EDHE:  “Dilje bridhje me pr*stitutat”, Artani acarohet me Vilmën: Jam gati për të vd*kur! Mos bëj viktimën

Ndërkohë, personi i dyshuar është arrestuar, ndërsa Policia, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.

Published inLAJMI