Brenda disa orësh, shqiptarët kanë treguar edhe njëherë solidaritetin dhe fuqinë e bashkimit të tyre duke u bërë bashkë për të ndihmuar Erindin, 17 vjeçarin i cili u gjobit me 5 mln lekë nga shteti për pjesëmarrjen në protestë.
I mituri, preku të gjithë me historinë e tij pasi e ëma i kishte ndërruar jetë disa vite më parë nga kanceri, ndërsa ai jeton aktualisht me babain, motrën dhe vëllain në një banesë ku mungojnë edhe kushtet elementare.
Falë mobilizimit të shqiptarëve, në platformën GoFundMe janë mbledhur mbi 104 mijë paund për të siguruar një banesë dinjitoze për familjen me katër anëtarë./Versus.al
