Skip to content

E rende ne mbremje, djali q*llon me sepate prinderit

Një çift bashkëshortësh kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e sotme në fshatin Rrushkull të Sukthit, në Durrës. Ata raportohet se janë qëlluar me sëpatë nga djali i tyre, brenda shtëpisë, dhe kanë dëmtime të shumta në trupë.

Autori, dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe kushtet e rëndesës së fortë psikike, ka sulmuar babain dhe nënën me sëpatë.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë së Shtetit dhe ato të urgjencës mjekësore, të cilat kanë bërë të mundur transportimin e dy të plagosurve drejt spitalit. Gruaja është në gjendje të stabilizuar, kurse burri është nisur drejt Traumës.

LEXO EDHE:  Tragjike në vend, elektricisti bie nga shtylla e tensionit dhe vdes në vend

Djali i çiftit është ndaluar menjëherë nga shërbimet e Policisë Durrës dhe është shoqëruar për t’u marrë në pyetje.

Ndërkohë, një grup i posaçëm hetimor është ngritur për rastin dhe nën drejtimin e Prokurorisë së qytetit bregdetar, pritet të zbardhen shkaqet dhe rrethanat që kanë çuar në këtë prag tragjedie në familjen durrsake.

LEXO EDHE:  Princi Damian angazhoi “vëzhgues” nga Himara deri te Vilat Qeveritare

Njoftimi i Policisë:

Durrës/Informacion paraprak-Në fshatin Rrushkull, Manëz, Durrës, përballë banesës së tij, shtetasi E. K., 37 vjeç, me probleme të shëndetit mendor, ka goditur me sende të forta prindërit e tij, shtetasin S. K., 72 vjeç, dhe shtetasen F. K., 69 vjeçe.

Shtetasja F. K. ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës, në gjendje të stabilizuar, ndërsa shtetasi S. K., i cili ka dëmtime në kokë, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është nisur drejt Spitalit të Traumës, Tiranë, për ndihmë më të specializuar.

LEXO EDHE:  Befason Ngjela, zbulon “sëmundjen” e madhe të Sali Berishës, i është kthyer në…

Shtetasi E. K. është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Published inLAJMI