Skip to content

I FUNDIT/ Aksident tragjik, humb jetën një djalë i ri (EMRI)

Një 22-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në fshatin Gjonaj të Prizrenit, pasi motoçikleta me katër rrota me të cilën po udhëtonte doli nga kontrolli dhe ra nga lartësia në rrëzë të një mali.

LEXO EDHE:  çekiç në kokë

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur 22-vjeçarin Argent Hodaj, të shtrirë në rrëzë të malit, ndërsa pranë tij është gjetur edhe motoçikleta e dëmtuar.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, konfirmoi se trupi i pajetë i të riut u gjet pranë mjetit të dëmtuar nga ekipi i urgjencës mjekësore, i cili konstatoi vdekjen në vendngjarje rreth orës 15:00.

LEXO EDHE:  Mesazhi i forte i Ambasadorit te ri te SHBA ne Tirane

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa hetuesit policorë dhe forenzika rajonale kanë nisur procedurat në kuadër të rastit të cilësuar “Hetim i vdekjes”.

Published inLAJMI