Skip to content

Dimri që na pret, meteorologia Xhakollari zbulon surprizën e motit: Harrojeni të ftohtin e acartë!

Temperaturat kanë nisur të ulen, ndërsa vendi do të përfshihet nga reshjet e shiut gjatë muajit tetor.

Meteorologia Rezarta Xhakollari tha në studion e “Takohemi n’Vizion” se pas një vere të nxehtë dhe të tejzgjatur, moti po ndryshon gradualisht, me intervale kthjellimesh dhe reshje.

Sipas saj, nesër priten kthjellime, ndërsa të dielën reshjet do të rikthehen. Fundjava e ardhshme parashikohet të jetë me diell, por temperaturat do të pësojnë sërish rënie.

LEXO EDHE:  Legalizimet, Kadastra heq tarifat dhe fal deri në 100% të vlerës së truallit! Kush përfiton dhe si bëhet aplikimi

Sa i përket dimrit, Xhakollari parashikon temperatura relativisht të larta dhe reshje shiu të herëpashershme, duke theksuar se nuk pritet një dimër i ftohtë dhe i acartë.

LEXO EDHE:  Krenari shqiptare në Gjermani! Kirurgu Halil Krasniqi shpiku pajisjen “KRASSA” për trajtimin e enëve të gjaakut pa prerje

“Temperaturat kanë zbritur. Do të kemi një tetor me reshje. Nesër, pra ditën e shtunë do të ketë kthjellime, ndërsa të dielën do të kemi sërish reshje. Pra le të themi kemi një fundjavë me reshje shiu dhe duket se ka lënë pas atë verën e nxehtë të tejzgjatur. Fundjava që vjen do të jetë me diell, por temperaturat do të bien. Na pret një dimër i ngrohtë me reshje shiu të herëpashershme. Nuk do të përjetojmë atë dimrin e ftohtë e të acartë. Do të kemi vetëm reshje shiu”, tha meteorologia Rezarta Xhakollari.

LEXO EDHE:  Bota 72 orë në errësirë? Pranvera Xhafaj: Mund të fikim të gjithë rrjetin, macet janë si spiunë në planet

/vizionplus.tv

Published inLAJMI