Skip to content

E fundit! Aksident në Laç! policia jep njoftimin (EMRAT)

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 22:00 në qytetin e laçit ku viktimë ka mbetur 25-vjeçari Elinor Tusha.

Elinor Tusha ishte pasagjer së bashku me Leandro Fufin 23 vjeç, në automjetin që drejtohej nga Gentjan Xhaferri, i cili u përplas me një tjetër makinë që drejtohej nga Aron Zymaj. Ky i fundit është shoqëruar drejt komisariatit për të dhënë shpjegime të mëtejshme ndërsa janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore Leonardo Fufi dhe Gentjan Xhaferri.

LEXO EDHE:  Horoskopi ditor, e mërkurë 18 nëntor 2026

Sakaq, grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

“Kurbin / Informacion paraprak

Rreth orës 22:00, në qytetin e Laçit, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin A. Z., me automjetin me drejtues shtetasin G. Xh.

Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë shtetasi E. T., rreth 25 vjeç, i cili ishte pasagjer në automjetin e shtetasit G. Xh.

Gjithashtu, janë transportuar për ndihmë mjekësore drejtuesi i automjetit, shtetasi G. Xh., 23 vjeç, si dhe pasagjeri tjetër, shtetasi L. F., 23 vjeç, të cilët ndodhen në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasi A. Z. është shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXO EDHE:  I FUNDIT/ GJKKO dënon me burg ish-kryebashkiakun socialist
Published inLAJMI