Skip to content

Rrëshqitje masive dheu/ Dëmtohet aksi rrugor, disa banesa të kërcënuara nga shembja

Problemet me infrastrukturën rrugore në vend duket se po vijojnë, ndërsa pas dëmtimeve të raportuara në akse të ndryshme, një situatë shqetësuese është regjistruar edhe në fshatin Algjinaj, në Njësinë Administrative Shezë, bashkia Peqin.

Sipas informacioneve nga zona, në terren janë shfaqur çarje të dukshme në tokë, të cilat kanë sjellë vështirësi në qarkullimin e mjeteve dhe lëvizjen e banorëve.

Lëvizjet e dheut janë evidentuar edhe pranë tre banesave, duke rritur shqetësimet për sigurinë dhe stabilitetin e tyre. Banorët kërkojnë ndërhyrje të shpejtë nga institucionet, ndërsa frika për përkeqësim të situatës mbetet e pranishme.

Deri tani nuk ka raportime për persona të lënduar, ndërsa pritet vlerësimi i specialistëve për shkallën e rrezikut dhe masat që do të merren për stabilizimin e zonës.

Published inLajm